• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Deklaratë e fortë/ Ngjela: Brenda marsit të 2018-ës, Rama, Basha e Berisha ‘eliminohen’
Home
Shqipëri

Deklaratë e fortë/ Ngjela: Brenda marsit të 2018-ës, Rama, Basha e Berisha ‘eliminohen’

19 November, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Avokati Spartak Ngjela në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut theksoi se reforma në drejtësi është formuluar që do shpërbëjë përfundimisht janobinizmin e korruptuar shqiptar.

Ai pohoi se në Shqipëri janë dy parti jakobinë; Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, që sipas tij duhet të shpërbëhen nga kjo reformë.

Mes të tjerash avokati shton se ekspertë amerikanë dhe ekspertët gjermanë konstatuan se korrupsioni shqiptar ka origjinë jakobine. Ngjela shkon edhe më tej, ndërsa parashikon se brenda marsit 2018, Berisha, Rama, Basha dhe të afërmit më ta do jenë të eliminuar nga Reforma njëlloj si gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

STATUSI I NGJELËS
Në fillim të vitit 2018 e deri në mars të këtij viti fillon çmontimi i jakobinizmit të korruptuar shqiptar.
Shqipëria në vitin 1992 kaloi nga një tirani bolshevike terroriste, në një jakobinizëm korruptiv antidemokratik.
l.
Çfarë është jskobinizmi aktual shqiptat?
Sot në Shqipëri janë dy parti jakobine – Partia Demokratike dhe Partia Socialiste: ato duhet të shpërbëhen; dhe do të shpërbëhen nga Reforma.
Tani nuk është më sekret të thuhet: Reforma në Drejtësi është formuluar që të shpërbëjë përfundimisht janobinizmin e korruptuar shqiptar.
ll.
Bolshevizmi shqiptar si tirani e egër hoxhist ra në vitin 1991 dhe gjendjen e morën në dorë jakobinët e rinj: Partia Demokratike.
Jakobinizmi menjëherë u dominua nga një figurë që krijoi një represioni të ri në Shqipëri: Sali Berisha.
Por ky u rrëzua me revolta në vitin 1997 dhe përsëri nga një parti jakobine: Partia Socialiste, sepse jakobinizmi i djathtë u rrëzua me jakobinizëm të majtë.
Që nga ky moment në Shqipëri jakobinët e majtë dhe jakobinët e djathtë kanë ndërruar vendet dhe kanë sunduar me anë të korrupsionit.
Sundimi i tyre është një jakobinizëm korruptiv sepse demokracinë nuk e kanë mposhtur me tirani por me korrupsion.
Po, pikërisht këtu, dy politika të mëdha, politika amerikane dhe politika gjermane, që kanë interesa të mëdha në Shqipëri strukturuan ligjërisht e deri në kushtetutë demokracinë e re në Shqipëri.
lll.
Ekspertë amerikanë dhe ekspertët gjermanë konstatuan se korrupsioni shqiptar ka origjinë jakobine, dhe e dinin që çdo reformë demokratike është antijakobiniste. Kështu që ishte shumë e thjeshtë: duke rrëzuar jakobinizmin shqiptar ke eliminuar edhe korrupsionin shqiptar.
Ja kjo në thelb është Reforma në Drejtësi, e cila është evidente se, pasi të eliminojë korrupsionin në organet e drejtësisë, do të eliminojë të gjithë klasën politike të korruptuar.
Brenda muajit mars 2018 Berisha, Rama, Basha dhe të afërmit më ta do jenë të eliminuar nga Reforma njëlloj si gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar para tyre.
IV.
Por çdo të ndodhë me të dy partitë jakobine: PS dhe PD?
Ato duhet të marrin masa që Tani, që të mos shpërbëhen. Por, a kanë njerëz që mund ta bëjnë këtë?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja katër mënyrat si të parandaloni ankthin
Previous article Himarë, gjendet një bombë aviacioni me 30 kg eksploziv

Redaktor2

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA) Aktualitet

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA)

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT