Mjaftoi vetëm pesë minuta shi që Tirana të përmbytej, ashtu siç ndodh gjithmonë. Uji vërshoi nëpër rrugët e kryeqytetit duke përmbytur lagje të shumta.
Të gjendur përballë kësaj situate, edhe minuta pas shiut, qytetarët e kishin shumë të vështirë të kalonin, për shkak të ujit që ishte mbledhur nëpër trotuare.
Ndaj, dita e sotme për ta duket se ka qenë dhe ditë akrobacie.
Kjo pasi në fotot e publikuara nga LSA, shihet se si të rinj, por jo vetëm, përpiqen të kalojnë rrugët e përmbytura.









