Prej kur njeriu shkeli me këmbë në hënë, teori të ndryshme konspirative kanë dalë që e vënë në dyshim arritjen më të madhe të njerëzimit.
Dhe tani, një teoricien është i bindur se ka parë diçka të çuditshme në fotografinë e uljes përfundimtare në hënë.
Ai thotë se kjo fotografi e dëshmon se ulja në hënë kurrë nuk ndodhi, pasi që sipas tij, në sipërfaqen e hënës shihet një tjetër astronaut i cili nuk ka të veshur kostum astronauti, transmeton Gazeta Express.
Një video e ngarkuar në YouTube nga përdoruesi Streetcap1 fokusohet në imazhin i cili reflektohet në helmetën e astronautit pranë, pas uljes së Apollo 17 në hënë në dhjetor të vitit 1972.
Në atë mision, Eugene Cernan dhe Harrison Jack Schmitt kaluan rreth 22 orë në sipërfaqen hënore. Videoja, që ka marrë më shumë se 50,000 shikime, përmban një komentim nga Streetcap1, i cili thotë për reflektimin në helmetë:
“Mendova se dukej pak e çuditshme, kështu që i bëra një foto duke përdorur programin tim. Ajo çfarë shihet këtu është figura e një njeriu që nuk ka të veshur kostum astronauti”.
Ai e përfundon videon duke thënë: “A shkuam në hënë? Ku është kostumi i këtij njeriu?”


