• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRONAT NË KARABURUN/ I moshuari në LOT para KPK: S’ka drejtësi. Flet për një ministër e një deputet që… (VIDEO)
Home
Sociale

PRONAT NË KARABURUN/ I moshuari në LOT para KPK: S’ka drejtësi. Flet për një ministër e një deputet që… (VIDEO)

22 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Skandali i tjetërsimit të pronave në Karaburun, ka detyruar një të moshuar nga Vlora të vijë sot në Tiranë e të ndjekë me vëmendje seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Brikena Ukperaj Lubonja, e cila rezulton të mos ketë fshehur pasurinë e pritet të konfirmohet në detyrë.

Me sytë që gati i mbusheshin me lot, Isuf Bodo thotë se as vettingu nuk po bën drejtësi, pasi për shkak të kësaj gjyqtareje por edhe të disa falsifikatorëve që i denoncoi me emra, familja e tij nuk po gjen qetësi.

“90% të jetës ne i kemi kaluar pa gjumë për pronësinë në Kaburun. përballë nesh janë falsifikatorët, Pëllumb Petriti ka gjetur një varrmihës në Vlorë dhe i thotë hajde se ke prona, e çon tek noterja që quhet Blerina Serja, JO merr firma nga qytetarët. Unë nga natyra nuk kam vrarë asnjë mizë, por as nga vettingu nuk mora drejtësi. Në vitin 2012 me falsifikim Pëllumb Petriti më mori 220 hektarë tokë në Karaburun dhe u dënua vetëm me 4 vjet burg, prokuroria kërkoi 21 vjet, dhe ai akoma vazhdon si sekser. Edhe kjo gjyqtare nuk dha asnjë vendim të drejtë për ne”,- shtoi i moshuari me zërin që i dridhej.
Zotëria në fjalë foli më tej për një deputet dhe një ministër në qeveri si nxitësit e gjithë këtij falsifikimi, ndonëse nuk ua përmendi emrat.

“ E gjeni fare mirë juve se kush janë. Mua më ka ndodhur një fatkeqësi dhe nuk do vazhdoj t’i sjell fatkeqësi familjes time”,- shtoi ai.

HISTORIA E FAMILJES BODO
Isuf Bodo dhe vëllezërit e tij janë një nga 12 familjet pronarë në Karaburun të cilëve iu është falsifikuar prona. Ata kërkojnë t’ju kthehen 220 hektarët e grabitura përmes falsifikimit. Prokuroria hetoi dhe gjykata i shpalli fajtorë falsifikuesit, ndërkohë që familja kërkon t’i kthehet prona. Kur çështja shkoi në Apel, gjyqtarja Ukperaj, figura e së cilës po vlerësohet sot nga KPK, vendosi ta rikthejë çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kishte probleme me policinë, Capital T ndihmon këngëtarin shqiptar: Kurrë nuk do ta... (FOTO)
Previous article E RENDE/ E rrëmbeu, përdhunoi e më pas vrau, një i dyshuar e miliona të shokuar

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT