Si çdo të dielë, edhe sot, kryeministri i vendit, Edi Rama në komunikimin e tij javor, ka theksuar se një ndër prioritetet e kabinetit qeverisës do të jetë luftimi i informalitetit.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në fillim të janarit do të vendoset TVSH për biznesit e vogël që sipas tij do të luftojë informalitetin. Ai tha se ne janar tradita e biznesit të madh që punon me dy bilance do marrë goditje të fortë dhe qeveria do njohë vetëm bilancet e bankave.
“E kemi bërë të ditur objektivin tonë për të luftuar informalitetin dhe mundësinë për më shumë janë të mëdha. Është miratuar baza në Kuvend dhe prej janarit do të përfshihet edhe biznesi i vogël dhe vlera e shtuar e aksionit anti-informalitet. Me gjithë arritjet e konsiderueshme, si dhe në luftën kundër punës në të zezë, së fundi janë identifikuar rreth 40% e të punësuarve në bizneset e mëdha të deklaruar me pagë minimale 30 mijë lekë. Kjo është e pajustifikueshme, por edhe e dënueshme, pasi shkelen hapur të drejtat e punonjësve, duke iu ngrënë padrejtësisht pensionin, duke i bërë bisht pagesës për tatimin e fitimit. Bashkë me ekonominë po rritet edhe forca e institucioneve.
Gropa e detyrimeve mbetet e një madhësi të papranueshme për një vend. Puna duhet të paguhet denjësisht dhe duke respektuar ligjet. Në janar tradita e biznesit të madh që punon me dy bilance do marrë goditje të fortë. Qeveria do njohë vetëm bilancet e bankave dhe duhet të ketë përputhshmëri”- tha Rama.
ERTV Live😊: KOMUNIKIMI I JAVËS
Posted by Edi Rama on Sonntag, 19. November 2017


