• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPJA E NEGOCIATAVE/ Ka ende shpresë nga Holanda, ambasada: Vendimi merret në…
Home
Shqipëri

HAPJA E NEGOCIATAVE/ Ka ende shpresë nga Holanda, ambasada: Vendimi merret në…

22 June, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

125 deputetë të Holandës kanë votuar kundër propozimit të hapjes së negociatave të integrimit me Shqipërinë. Pas mocionit të paraqitur ku vlerësohej se vendi ynë nuk i ka plotësuar 5 prioritetet, deputetët kërkojnë që qeveria e tyre të japë veton në samitin e datës 28 dhe 29. E pyetur nga Ora News ambasada e këtij shteti shprehet se qeveria do të marrë vendimin përfundimtar në datën 26 qershor. Ndërkohë Gjermania duket se ka një qëndrim pozitiv, por që fjala e fundit do të jepet javën e ardhshme kur pritet dhe vendimi i qevrisë franceze.
Parlamenti holandez i ka vendosur t’i kërkojë qeverisë të vendosë veton kundër hapjes së negociatave të integrimit me Shqipërinë.

Vendimi është marrë pas një mocioni të paraqitur prej Martijn van Helvert, i cili është shprehur se Shqipëria nuk ka plotësuar pesë prioritetet e kërkuara.

Pas raportit të paraqitur parlamentarët me 125 vota pro dhe 20 kundër i kanë kërkuar qeverisë së tyre t’i thotë jo çeljes së bisedimeve me Shqipërinë në samitin që do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 qershor.

Gjithësesi vendimi i parlamentit nuk është detyrim për qeverinë. Të pyetur nga Ora News  ambasada e këtij shteti në Tiranë shprehet se qeveria do të mblidhet në datën 26, ku dhe do të jepet fjala e fundit.

Helvert është një prej raporterëve të mbërritur më parë në Shqipëri për të raportuar mbi reformat e ndërmarra prej qeverisë shqiptare. Ndërkohë dhe Franca nuk ka ende një qëndrim zyrtar, mbi planin e zgjerimit të BE. Pritet që Presidenti Makron të japë qëndrimin e tij pak ditë para samitit të BE.

Por edhe Gjermania ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi votën që do të japë kur të shqyrtohet propozimi për hapjen e negociatave të integrimit me Shqipërinë. Të pyetur nga Ora News pas deklaratës së kryeopozitarit Lulzim Basha se Bundestagu ka vendosur t’i thotë ‘jo’ negociatave me Shqipërinë, zyrtarët e ambasadës gjermane janë shprehur se do të ketë një mbledhje tjetër javën e ardhshme.

“Në kuadër të procedurës parlamentare të përcaktuar nga Bundestagu, çështja e hapjes së negociatave do të diskutohet javën e ardhshme në seancë plenare”, thuhet në reagimin e dhënë për Ora News.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eno Popi do të drejtojë emisionin “Kutia e fundit”? Flet për herë të parë moderatori i njohur
Previous article Tifozët argjentinas të NEVRIKOSUR/ GODASIN me shishe Sampaolin pas ndeshjes (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT