• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRIA NË BE/ Diskutime intensive për negociatat mes shteteve (VIDEO)
Home
Europë

SHQIPËRIA NË BE/ Diskutime intensive për negociatat mes shteteve (VIDEO)

21 June, 2018 k.autor Europë, Nderkombetare

Hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE ka shkaktuar debate në gjirin e shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Presidenca bullgare ka konfirmuar se qëndrimet e shteteve anëtare janë të ndryshme dhe shtetet anëtare po negociojnë që të gjejnë një zgjidhje për Shqipërinë, por edhe për Maqedoninë.

Franca aktualisht është vendi që është kategorikisht kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, por ky qëndrim nuk lidhet vetëm me qasjen e saj për procesin e zgjerimit. Franca konsideron se Shqipëria nuk i ka përmbushur 5 kriteret për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe se progres-raporti i Komisionit Europian është tepër optimist.

Të njëjtin qëndrim ndan edhe Holanda, duke bërë të qartë se nuk është dakord me progres-raportin e Komisionit Europian për përmbushjen e 5 kritereve nga Shqipëria. Gjermania është në favor të një rekomandimi të kushtëzuar për Shqipërinë, por ky vendim duhet të kalojë së pari në komisionin e çështjeve europiane dhe më pas në seancën plenare të Bundestagut.

Presidenca bullgare e ka të vështirë në këtë situatë të thotë me siguri nëse do të merret një vendim pozitiv më 26 Qershor nga ministrat e Brendshëm dhe ata të Çështjeve Europiane. Mbetet ende dilemë nëse vendimi përfundimtar do të kalojë përfundimisht në duart e 28 kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Europian më 28 dhe 29 Qershor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Erdogan bën udhëtimin e parë nga aeroporti më i ri i Stambollit (VIDEO)
Previous article Dalic: Djemtë dhanë maksimumin, objektivi ishte kualifikimi më tej

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT