Fenomeni i “grabitjeve”, nuk është diçka që po lind sot. Por kur ky i fundit, sa vjen dhe bëhet më i rëndë kur si e tillë kalon në terror dhe panik në vend. Të ashtuquajturit “skifterë” shqiptar, kanë thuajse një muaj që janë në faqet e para të mediave të huaja, duke u lakuar edhe gjithmonë e më shumë.
Nga të “tmerrshmit e kasafortave”, tek shqiptarët e plot 72 grabitjeve, rastet si mëposhtë:
Gjuetarët e Kasafortave:
U bënë të njohur pak ditë më parë si hajdutët e kasafortave, por anëtarët e këtij grupi kriminal ishin kthyer në tmerr për biznese të ndryshme në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit
Policia arrestoi 5 persona, si dhe sekuestroi automjete, armë zjarri, lëndë narkotike, veshje, portofola dhe disa pajisje të tjera të përdorura për realizimin e grabitjeve.
Gjatë këtij operacioni u arrestua edhe një ish-punonjës policie, Engrid Hënaj, 31 vjeç, i cili kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, i dënuar për “shpërdorim detyre”.
Katër të arrestuarit e tjerë ishin:
Saimir Kuçi, 35 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me armë;
Elton Lika, 35 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me armë;
Valmend (Gjon) Pelivani, 27 vjeç, dënuar më parë për vjedhje;
Donald Ahmetaj, 28 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje;
Dy prej të arrestuarve, Elton Lika dhe Saimir Kuçi, dyshohet të jenë drejtuesit e grupit kriminal që kryente grabitjen e bizneseve dhe banesën e një biznesmeni në zonën e Kamzës. Lika dhe Kuçi kanë qenë të dënuar edhe më parë për vjedhje me armë, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal prej 8 personash.
Ata u arrestuan për herë të parë më 13 dhjetor të vitit 2009, gjatë operacionit të koduar “Hijet e Natës”, për një seri vjedhjesh të bizneseve të mëdha dhe gjobëvëniesh.
Elton Lika dyshohet të ishte një nga autorët e vjedhjes së bujshme të biznesmenit të ndërtimeve I.Ç., të cilit i morën në banesë kasafortën me 340 mijë euro, 5 mijë paund dhe 13.4 milionë lekë të rinj.
Pesë skifterët shqiptarë që terrorizuan Athinën, plot 72 vjedhje
Policia greke ka zbuluar identitetet dhe fotot e 5 shqiptarëve të arrestuar për një sërë grabitjesh në vendin fqinj.
Sipas policisë helene të rinjtë shqiptarë kryenin grabitje nëpër shtëpi. Shqiptarët janë arrestuar rreth 1 javë më parë.
5 të arrestuarit akuzohen për plot 72 vjedhje në Athinë
Ata janë Marjus Dedolli, Gertian Vrushaj, Panajot Mahmutaj, Radjon Harizi dhe Endrit Tahiri.
Grupi shqiptar i grabitësve të dhunshëm, terrorizonin edhe fëmijër
Një grup tjetër shqiptar i përfshirë në grabitje të specializuara të banesave në Spanjë është goditur nga policia vendase.
Në kuadër të operacionit ‘Habitat Butrinto’, agjentët e Gardës Civile kanë shpërbërë grupin kriminal të shtetasve shqiptarë, të specializuar në kryerjen e plaçkitjeve me dhunë të shtëpive të banuara. Hetimet filluan majin e kaluar, pas një grabitjeje të dhunshme me armë zjarri.
Gjatë grabitjes, brenda ishin pronarët, dy fëmijët e tyre dhe punëtorët. Pas përplasjes me armë, u plagos pronari i banesës, ndërsa autorët për disa minuta grabitën paratë dhe bizhuteritë.
Si rezultat i hetimit, agjentët identifikuan disa nga autorët e krimit, të cilët ishin përfshirë edhe në katër sulme të tjera në Madrid dhe Barcelonë.
Grupi ishte shumë i dhunshëm i përbërë nga 4 burra me origjinë shqiptare, ndërsa aksionet e tyre i bënin gjatë darkave, pavarësisht se brenda banesave ndodheshin pronarët. Fillimisht, ata zhvillonin kontrolle paraprake dhe përzgjidhnin shtëpitë që ishin më të përshtatshme për t’u grabitur.
Prioriteti i tyre ishin kasafortat, ndërsa nuk hezitonin të përdornin dhunën kundër banorëve në rast se ata ishin brenda.
Policia sekuestroi një pjesë të bizhuterive të grabitura, ora të shtrenjta, çanta të shumta, syze dielli, valutë të huaj, 5 000 euro, dokumentacione të rreme dhe mjete të përdorura për sulmet.
Të ndaluarit janë katër djemë me origjinë shqiptare, të moshës mes 24 dhe 33 vjeç, me një të kaluar me histori të ngjarjeve të grabitjeve si dhe me identitete të ndryshme.
Pas vendosjes në dispozicion të autoritetit gjyqësor , tre prej tyre u dënuan me burg.
Përgatiti: AlpeNews.al









