• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
1 MUAJ PAS VDEKJES SË TË BIRIT/ Flutura Açka PËRLOT me poezinë: Tani shkel në dhera të pastra…
Home
Sociale

1 MUAJ PAS VDEKJES SË TË BIRIT/ Flutura Açka PËRLOT me poezinë: Tani shkel në dhera të pastra…

21 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një muaj më parë shkrimtarja e njohur shqiptare u përball me pikëllimin më të madh, djali i vetëm Jerini u nda nga jeta.

Flutura Açka shkroi më 5 maj se djali i saj 18-vjeçar, Jerin van de Brink, ndërroi jetë pasi vuante nga një sëmundje e rrallë.

Ajo u kthye në Tiranë më 6 qershor për të takuar të afërm e miq, të cilët po i qëndronin pranë pas humbjes së të birit. Mbi një muaj më pas, ajo ka gjetur forcën t’i rikthehet vargut.

Dhe në poezinë dedikuar atij, ajo ka përkthyer gjithë dhimbjen, mungesën, zbrazëtinë e trishtimin që ai la pas.

 

Poezia dedikur të birit:

Roja i dritës

Ti kishe kaq qiell brenda teje,

sa dhe dielli bante ndejë n’tandin sy,

e drita xhelozohej kur fikej mramjeve

horizontit ankohej,

se s’mundej me të ngja ty.

Kurdisur n’buzëqeshje

kraharori yt ende jep gurgullimë,

andrrës dhe zhgjandrrës të çajë thurjen e pezmët

të trishtimit tonë, mësyn.

Është larg, n’rini të përjetshme,

mbretërinë e Askundit lyen me bojë njeriu,

i pakorruptueshmi shpirt,

i papërlyemi kurm,

e pavramja ndjenjë,

xeherore qe s’e prek kush thellimave,

ekzistencë diku, gega im,

“the terrible beauty”* në më t’gjatin mërgim.

Ti dashuria që ecje,

ti buzëqeshja baretëse,

ti i thikti rrezatim mirësie,

kushedi në ç’mors lexon tani,

vajin tonë që lutet për kthim.

Ti roja i dritës,

përgjon errëtitë që aviten të na nxijnë,

të na derdhin mjerim.

Tani shkel në dhera të pastra,

e ëndrrash të qashtra shtigjesh nget,

ti nezra e përjetshme,

nuk fikesh si kandil,

as flakë qiriri topitur erës,

shembëllim i largët i një ylli kushediku,

tatuazh i shpirtit mbet…

“The terrible beauty” (bukuri mizore), varg i John Keats

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GJERMANIA PRO NEGOCIATAVE"/ Bushati: Falenderojmë Merkel, aktrimi i opozitës përpjekje e PAFAT
Previous article "Të kam FIKSIM o babush"/ Këngëtarja shqiptare ia thotë TROÇ këtij aktori (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT