Rasti i çiftit Saraçi ditën e sotme që hipën mbi një vinç duke kërcënuar se do të hidhen, është përsëritja e një historie tashmë që është kthyer në një fenomen.
Para dy ditësh ishte Saimir Zalli, që e kreu këtë akt.
Prej një pushimi të gjatë është riaktivizuar sërish ky rit që një vit më parë përsëritej shpesh dhe ka mbi 7 vjet që përdoret. E nisi Gjergj Ndreca në kohën e qeverisjes së Berishës.
Përgjithësisht janë halle e problem ekonomike e sociale, por rezultante kanë frustrimin që vjen nga padrejtësia e administratës, gjyqësorit që merr vendime të njëanshme, organeve që nxjerrin njerëz arrogancë për të folur me njerëzit.
Vinçi apo lartësitë janë kthyer në një institucion zgjidhjesh të problemeve, apo të paktën të shtrimit të tyre.
Në vend që të jetë media apo administrate. Edhe me digjitalizimin e rrjetet sociale, sërish nuk po kryhet funksioni i ndërmjetësimit të qytetarëve me shtetit. E kjo vjen nga kakofonia që krijohet nga mediat tona, duke bërë problem atë që nuk është dhe kur problem real del, rëndësia bie sin ë proverbin “ujku, ujku, ujku, e kur ujku del vërtetë askush se beson”.
Vinçat apo tarracat e pallatesh janë kthyer në iinstitucion makabër ndërmjetësimi që i japin një autoritet fatalitetit, dramës apo akoma më keq tragjedisë që e humb forcën e saj dhe e kthen në një monotoni.
Që padyshim rrënjën e ka gjetkë; tek dera që duhet të hapë gjithmonë shteti e administrate, koncepti i ndërmjetësimit dhe drejtësisë që duhet të ketë nëpunësi i shtetit.
Ndryshe fataliteti do të kthehet jo vetëm në një institucion ndërmjetësimi siç është bërë sot, por në një mjet zgjidhjeje apo lufte që mund të trazojë edhe më. Dikush duhet t’i japë fund kësaj maskarade!


