Vitet e fundit, Shqipëria është tronditur jo pak nga krimet e rënda, disa ende të pazbardhura.
Një i tillë ndodhi në Peshkopi ku 26 vjeçari Qemal Sela, rrëmbeu automatikun dhe vrau dy prindërit e tij, e më pas doli në rrugë.
Por raste të ngjashme, fatkeqesisht nuk janë të pakta, në Shqipërinë tonë “të vogël”. Po sot, 29 vjeçari nga Durrësi plagosi me thikë prindërit e tij pas debateve që kishin pasur në familjes.
Sot në Durrës:
Një krim në familje u regjistrua mesditën e sotme në Durrës, ku djali ka plagosur me thikë dy prindërit e tij, për të cilët aktualisht raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Atori është Hajri Neziri, rreth 25 vjeç.
Nuk ka ende detaje më shumë rreth ngjarjes, ndërsa mësohet se plagosja ka ardhur pas një zënke mes palëve.
Dy të moshuarit po transportohen me urgjencë në spitalin e Durrësit në gjendje kritike për jetën.
Vret burrin në tregun e Milotit:
Një ngjarje e rëndë tronditi mbarë opinionin publik.
35 vjeçarja Violeta Donaj qëlloi me 4 plumba bashkëshortin e saj Kujtim Donaj, 42 vjeç duke e lënë të vdekur në vend.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm rreth orës 07:00 në tregun e Milotit, pasi çifti me banim në Rrëshen ishin tregtarë në këtë zonë.
Fillimisht çifti i bashkëshortëve kanë debatuar dhe më pas 35-vjeçarja ka qëlluar ndaj burrit të saj me të cilin kishte dy fëmijë, duke e lënë të vdekur.
35- vjeçarja u arrestua menjëherë pas krimit.
Sipas dëshmisë së saj të dhënë në polici, ajo u shpreh se e vrau pasi burri e tradhtonte dhe luante bixhoz.
Pas kthimit nga Anglia, vret me automatik prindërit e tij:
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peshkopi ditën e sotme ku një i ri ka vrarë me armë dy prindërit e tij, Flamur Selën, 55 vjeç dhe bashkëshorten e tij, Kimete Sela.
Duke folur përçartë dhe në kushte të rënduar psikologjike 26-vjeçari Qemal Selaështë shprehur i bindur se nuk kishte qëlluar prindërit e tij, duke rritur dyshimet se ai vuan nga çrregullime psikologjike.
Ai ishte kthyer mbrëmjen e djeshme në banesën e tij, pas një mungese të gjatë, pasi kishte 5 vite që jetonte si emigrantë ilegal në Angli, i riu kreu aktin makabër.
Familja e tij ka në pronësi një hotel që ndodhet në zonën e llixhave, pranë Peshkopisë. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve për pronësinë e hotelit privat që administrohej nga babai dhe në të cilin punonte e gjithë familja, vëllai dhe motra e viktimës.
Pas krimit, i riu me armë në dorë ka dalë në derën e hotelit për t’u larguar, por aty rastësisht ka kaluar një automjet i forcave të policisë që ishte drejtuar për në poligonin e qitjes.
Vrau prindërit me çifte: U zumë për lekë
Leonard Nika është 29 –vjeçari që pas konfliktit që pati me prindërit e tij, të cilët i vrau me një armë gjahu në Xhafzotaj të Durrësit.
Ai ka thënë se me babanë dhe nënën kishte pasur një sherr për çështje parash. I duheshin për t’u kthyer në Itali, ku kishte qëndruar edhe më parë.
“Debati nisi për çështje parash. Pas sherrit unë e kalova gjithë natën pa gjumë dhe shumë i stresuar. Nuk e mbaj mend se si i kam qëlluar prindërit”, ka thënë ai gjatë marrjes në pyetje.
Djali vret me çifte babanë: Doja të shpëtoja nënën
Djali 16-vjeçar shpëton nënën nga dhuna e bashkëshortit të dehur dhe vret në pakujdesi babain. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e së dielës, kur djali 16-vjeçar vrau me çifte babain e tij, i cili në gjendje të dehur po dhunonte bashkëshorten brenda në banesë. Policia tha se viktima e ngjarjes është 43-vjeçari Kujtim Muça, babai i tre fëmijëve, më i madhi djali 16 vjeç, Lorenc Muça.
Ky i fundit është arrestuar si autor i vrasjes së 43-vjeçarit në Shëngjergj, periferi e Tiranës. Krimi ka ndodhur në banesën e familjes Muça, në lagjen “Panec”, në fshatin Fag të Shëngjergjit, në sy të dy vajzave të mitura të viktimës, 12 dhe 7 vjeçe.
Sipas grupit hetimor, vrasja ka ndodhur aksidentalisht në grindje e sipër mes djalit dhe të atit, pasi autori po tentonte t’i hiqte armën nga dora viktimës. Të njëjtat burime thanë se 43-vjeçari, në gjendje të dehur, ka nisur të ushtrojë dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve dhe në një moment ka marrë armën duke ia drejtuar të shoqes, Fatbardha Muça.
Ky ka qenë momenti kur ka ndodhur vrasja. Djali, duke dashur të mbrojë nënën dhe motrat e mitura, është përleshur me të atin duke i hequr armën me forcë nga dora dhe, sipas Policisë, arma është shkrepur aksidentalisht.
Babai ekzekuton të bijën 21-vjeçare, mësoi se priste një fëmijë ilegal.
Babai vret vajzën 21-vjeçare me 8 plumba, pas shtatzënisë së saj të papritur.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e të martës në fshatin Sllatinë të komunës Sllovë, në rrethin e Dibrës. Doksan Dushku, 59 vjeç, u arrestua mbrëmë, gati 24 orë pasi qëlloi mbi vajzën e vetme, 21-vjeçaren Fatmira Dushku.
Arkivoli me trupin e 21-vjeçares para morgut të Spitalit të Dibrës
Fillimisht krimi është munduar të fshihet, duke u njoftuar të afërmit se Fatmira Dushku pësoi vdekje natyrale, pas një infarkti. Por një sinjal i dhënë pak para varrimit zbuloi vrasjen e vajzës së re, e cila ishte në muajin e pestë të shtatzënisë, pas një lidhjeje misterioze. Vajza ishte beqare dhe jetonte me tre vëllezër e të atin, ndërsa e ëma i kishte vdekur.
Djali vret babain me çekiç, policia gjen trupin në liqenin e Farkës
Selman Alija, 28 vjeç, që dyshohet se vuan nga problem mendore, masakroi për vdekje me çekiç babain e tij 74-vjeçar, e më pas trupin e hodhi në liqenin e Farkës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e familjes Alija me origjinë nga Kukësi, të cilët prej vitesh kishin ndërtuar shtëpinë e tyre në rrugën “Agush Gjergjevica”, në zonën e Shkozës.
Por pasditen e së shtunës, një nga djemtë e tjerë të familjes ka njoftuar policinë, se babai Fejzo Alija nuk ishte kthyer në shtëpi që prej të premtes dhe se nuk përgjigjej në telefon.
Palombarët nxorën trupin e viktimës nga liqeni, të mbështjellë me një qilim, ndërsa nga banesa në Farkë, autori e kishte transportuar me një automjet Wolksvagen, ndonëse nuk kishte leje drejtimi.
Fqinjët thonë jashtë kamerave se, “Mani” – siç e njihnin ata në lagje, – ishte një tip i mbyllur, por dyshimet për problemet e tij mendore janë shtyrë edhe nga deklaratat e tij paraprake në polici.
Viktima Fejzo Alija punonte shofer i një triçikli për transport mallrash, ndërsa djali që e vrau ishte i papunë. Dy djemtë e tjerë të familjes dhe vajza njiheshin nga fqinjët si njerëz punëtorë, që kanë qenë vazhdimisht në emigracion.
Përgatiti: AlpeNews.al