• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU BURRIN NE PAZARIN E MILOTIT/ Dëshmia e 35-vjeçares: “Nuk doja, nuk e di si e kam bërë” (E PLOTE)
Home
Breaking News

VRAU BURRIN NE PAZARIN E MILOTIT/ Dëshmia e 35-vjeçares: “Nuk doja, nuk e di si e kam bërë” (E PLOTE)

20 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” për 35-vjeçaren Violeta Donaj, e cila qëlloi me 4 plumba bashkëshortin e saj Kujtim Donaj pas konflikteve që kishin me njeri-tjetrin.

Gruaja, ende e tronditur për krimin e rëndë ka shprehur pendesë në sallën e gjyqit. “Nuk doja, nuk e di si e kam bërë”, ka mundur të thotë ajo në gjyq.

Çifti kishte dy fëmijë dhe çdo të diel dilnin tek tregu i Milotit për të punuar. Të dielën e 17 qershorit Violeta Donaj, banuese në Rrëshen, hyri në tregun e Milotit me pistoletë në dorë dhe pas disa fjalëve që ka shkëmbyer me bashkëshortin ka qëlluar në drejtim të tij.

Sipas dëshmisë së vëllait të Violetës, ajo kishte disa ditë që ishte larguar nga shtëpia bashkëshortore, ndërsa mëngjesin e së dielës, kur edhe ndërmori aktin e rëndë ajo iu ka thënë familjarëve se do shkonte në shtëpinë e saj për të marrë rrobat.

Nëna e dy fëmijëve, një vajze 14-vjeçare dhe një djali 7-vjeçar e shoqëruar edhe nga kunata ka marrë rrugën nga shtëpia e prindërve për në shtëpinë e saj, por askush nuk di të thotë me saktësi pse ndaloi në treg, aty ku Kujtim Donaj ka qënë duke hapur mallin në tezgë.

Vëllai i saj deklaroi madje se nuk e ka idenë se ku mund ta ketë gjetur Violeta armën e krimit. Ajo që di të thotë me siguri është fakti se e mota kishte shenja dhune ne trup dhe konflikte të vazhdueshme me bashkëshortin e saj, që e kishin detyruar të ikte nga shtëpia.

“Ne s’kemi pas dijeni në lidhje me ngjarjen, di që kanë pas konflikte të vazhdueshme dhe për këtë motra iku nga shtëpia. Motra më ka treguar edhe shenjat e dhunës në trup. Por nuk dija asgjë për veprimet që do kryente.Dje në mëngjes na tha që do shkonte në shtëpi të merrte rrobat. Shkoi bashkë me bashkëshorten time”,- tha pas ngjarjes i vëllai.

Mësohet se Violeta është shoqëruar nga kunata deri tek tregu, e aty i ka thënë se duhet të mbaronte një punë. Është afruar tek Kujtimi, kanë debatuar e më pas ka zbrazur armën.

Mbi Violetën rëndon akuza e “armëmbajtjes pa leje” dhe “vrasjen me paramendim”. Burime pranë policisë së Kurbinit pohojnë gjithashtu se gruaja nuk kishte depozituar asnjëherë ndonjë denoncim për dhunë në familje, ç’ka rëndon pozitat e saj.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Portugali- Marok, luzitanët me motivin e tre pikëve
Previous article Zbuloni robotin e ri që do eksplorojë në Mars

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Stuhia shkaktoi probleme në rrjetin elektrik në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes për rregullimin e defektit punonjësi i OSHEE-së Aktualitet

E RËNDË/ Stuhia shkaktoi probleme në rrjetin elektrik në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes për rregullimin e defektit punonjësi i OSHEE-së

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT