Një sasi tritoli është vendosur në mjetin e një efektivi të policisë në Shkodër orët e para të mëngjesit të sotëm. Ai kishte të parkuar mjetin poshtë banesës kur ka ndodhur shpërthimi.
Ende janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje por dyshimet kryesore të hetuesve janë në pistën e “hakëmarrjes për shkak të detyrës.
Tritoli është bërë mënyra më e përdorur për të “harrë hakë” shpeshherë kur bëhet fjalë për punonjës policie apo zyrtarë të lartë.
Nisur nga kjo AlpeNews.al ju sjell rastet kur punonjws të policisë me detyra të ndryshme iu është vendosur tritol për shkak të postit të punës.
Një shpërthim i fuqishëm me tritol është regjistruar në datën 12 të muajit të pare të këtij viti në Fushë Krujë në fshatin Halil. Në erë me shpërthim tritoli, u hodh automjeti i një polici rrugor në kryeqytet.
Par fat të mirë nuk ka patur të lënduar, me përjashtim të dëmeve materiale. Mësohet se makina tip Audi 80, e efektivit me iniciale K.V., 60 vjeç, ishte e parkuar në oborrin e banesës së tij kur ka shpërthyer.
Po ashtu dhe në oborrin e banesës së 60-vjeçarit u gjetën dy granata dore, të cilat u morën nga specialistët anti-eksploziv.
Në 26 Mars po të këtij viti ndodhi një tjetër shëpërthim ku kësaj here u hodh në erë automjeti i një zyrtari të policisë Kufitare Shkodër. Gjithçka dyshohet se ishte një paralajmërim për zyrtarin e Policisë së Shtetit.
Ndërkoh në 12 Shtator të vitit të kaluar një ngjarje akoma më e rëndë ndodhi në Elbasan. 200 gr lëndë plasëse iu vendos një efektivi të policisë kriminale në biznesin e tij Bar Cafe. Persona të paidentifikuar pasi vendosën 200 gr lëndë plasëse në ambientet e jashtme, duke përfituar edhe nga errësira u larguar pa lënë gjurmë. Kjo ka bere qe dyshimet e para te hidhen mbi konfliktet e mundshme te tij për shkak te detyrës.
Ka raste që tritoli është vendosur edhe në banesa por fatmirësisht pa dëme materiale.
Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në banesën e një efektivi të policisë në Fushë-Prezë në 25/11/ 2016 .
Pasi policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ka konstatuar se në katin e dytë të banesës së shtetasit A.K. me detyrë punonjës policie në Rinas, ishte vendosur një sasi e vogël lëndë eksplozive. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës.
Shpërthimi i një sasie tritoli në makinën e një efektivi të policisë, ka alarmuar banorët e lagjes “Skënderbeg” në Shkodër orët e para të ditës së 19 Shkurtit 2013.
.Burime nga policia lokale bënë të ditur se sasia e tritolit ishte vendosur në makinën e efektivit të Policisë së Pukës, Pavlo Vuksani, e cila ishte parkuar në oborrin e banesës së tij.
Në momentin e shpërthimit të tritolit, në banesë kanë qenë të gjithë pjesëtarët e familjes Vuksani, por nuk ka patur të lënduar. Makina e vënë në objektiv është shkrumbuar terësisht. Nga uniformat blu mësohet se nuk përjashtohet pista që shpërthimi të ketë lidhje me detyrën e pronarit të shtëpisë, i cili punon në Policinë e Pukës.
Ndërkoh në berat një shpërthimi në banesë i ka shpëtuar familja e Përparim Dyrmit, Shefi i Krimeve në këtë qytet. Një shpërthim i fortë ka ndodhur mesnatën e premte në shtëpinë e Shefit të Krimeve në qytetin e Beratit. Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se për fat të mirë nuk ka pasur asnjë të lënduar nga ky incident, përveçse disa dëmtimeve të vogla materiale në banesën e zyrtarit lokal të policisë. Sipas të dhënave paraprake, lënda shpërthyese ka qenë e llojit tritol dhe është hedhur në tarracën e banesës së shefit të krimeve në qytetin e Beratit, Përparim Dyrmi.
Në momentin e shpërthimit, familja e tij po flinte dhe lënda shpërthyese nuk arriti të lëndojë asnjërin prej tyre.
AlpeNews.al







