• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sanchez: Nuk ka  zgjedhje të reja, vijojmë me këtë legjislaturë
Home
Europë

Sanchez: Nuk ka zgjedhje të reja, vijojmë me këtë legjislaturë

19 June, 2018 Ina.Autor Botë, Europë, Nderkombetare

Kur kanë kaluar vetëm pak ditë pasi mori detyrën, kryeministri i ri i Spanjës, Pedro Sanchez hodhi poshtë mundësinë për të thirrur zgjedhje të reja të parakohshme.

Ai tha se është i bindur të vijojë me legjislativin aktual dhe se dëshironte që zgjedhjet e radhës të mbaheshin sipas planit, në vitin 2020.

“Ambicia ime është të shkoj deri në fund të mandatit dhe të thërras zgjedhjet e ardhshme në vitin 2020, ashtu siç ishin planifikuar”, tha Sanchez për TVE-në, transmetuesin publik spanjoll, në intervistën e tij të parë që kur ishte betuar.

Sanchez, i cili rrëzoi paraardhësin e tij konservator Mariano Rajoy muajin e kaluar me një mocion mosbesimi, kontrollon më pak se çerekun e vendeve në parlament.

Pikërisht për këtë arsye, shumica e analistëve në Spanjë besonin se Sanchez do të thërriste zgjedhje të reja, për të konsoliduar pozitat e tij në Parlament, por kjo lëvizje e kryeministrit të ri, befasoi jo pak.

Pedro Sanchez ka ardhur vetëm në muajin maj në pushtet, por brenda pak ditësh ka marrë shumë pikë në profilin e tij publik. Duke filluar nga qeveria me shumicën dërrmuese të përbërë nga gra dhe për të vijuar me pritjen e anijeve me emigrantë, kanë qenë disa nga veprimet e Sanchezit, që janë përshëndetur jo vetëm në Spanjë, por edhe në qarqet e BE-së.

Së fundi, kryeministri i ri ka premtuar një takim të sinqertë me kreun e rajonit të Katalonjës, dhe pranoi se ishte në favor të sjelljes së politikanëve katalanë që aktualisht janë në burg për rolin e tyre në procesin e pavarësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sergio Ramos dhe Nacho tallen dhe imitojnë Cristiano Ronaldo në stërvitje (VIDEO)
Previous article Fernando Orsi: “Po e mori Juventus, kampionati mund të quhet i mbyllur që tani”

Ina.Autor

Postime të ngjashme

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi Botë

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s Botë

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit Botë

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT