• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Plas SHERRI në lokal/ 45-vjeçari i ngul THIKËN babait të 3 fëmijëve. Të dy burrat ishin…
Home
Breaking News

Plas SHERRI në lokal/ 45-vjeçari i ngul THIKËN babait të 3 fëmijëve. Të dy burrat ishin…

18 June, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 52-vjeçar, baba i tre fëmijëve mbeti i plagosur me thikë  në Sauk, pasi u përfshi në konflikt me një 45-vjeçar.

Policia arrestoi brenda pak minutash autorin e krimit, ndërsa sekuestroi edhe thikën, me të cilin ai kishte goditur bashkëfshatarin.

Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit ku janë përfshirë autori dhe i plagosuri, teksa ndodheshin në të njëjtin lokal në zonën e Saukut të Vjetër. Policia është sinjalizuar për ngjarjen nga dëshmitarët, të cilët pasi kanë parë konfliktin mes dy burrave kanë dalë për t’i ndarë, por ndërkohë 45-vjeçari Gentian H. e kishte goditur me thikë të dëmtuarin Islam G.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.1, që kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes. Burimet thanë se si i arrestuari, ashtu edhe i plagosuri kanë qenë nën efektin e alkoolit. I dyshuari, Gentian H., gjatë deklarimeve të para në Polici ka pranuar autorësinë e krimit, por pa mundur të japë shumë detaje rreth motiveve të ngjarjes.

Po ashtu edhe i plagosuri, nuk ka arritur të shpjegojë rrethanat e ngjarjes. Pasi ka marrë mjekimin në Spitalin e Traumës, Islam G., është marrë në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore, por thjesht ka deklaruar se ka qenë duke pirë në lokal dhe konflikti ka nisur pas një debati në distancë nga tavolina në tavolinë. Policia ka marrë në pyetje edhe personat e tjerë që ishin prezentë në momentin kur nisi sherri mes dy personave.

Nga verifikimet e kryera, nuk rezulton që autori dhe i plagosuri të kenë pasur precedentë të mëparshëm penal. I arrestuari dhe familjarë të tij kanë një çështje pronësie të hapur, e cila aktualisht ndodhet në Gjykatën Administrative, por asnjë çështje penale.

“Më datë 17.06.2018, u ndalua shtetasi Gentian H. 45 vjeç, banues në Tiranë, sepse në Sauk të Vjetër ka goditur me thikë shtetasin Islam G. 52 vjeç, banues në Tiranë. Me cilësinë e provës materiale u bllokua thika. Neni 89 i Kodit Penal”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rita Ora krenare për vendlindjen e saj: Teksa po udhëtoj drejt koncertit të radhës mendova...
Previous article Fitimet marramendëse të këngëtarëve shqiptarë, ja sa marrin për një dasmë

k.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT