• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTAT TEK DERA E SHTËPISË/ Kush janë BIZNESMENËT që u gjetën të VDEKUR në… (RASTET)
Home
Ekskluzive

ATENTAT TEK DERA E SHTËPISË/ Kush janë BIZNESMENËT që u gjetën të VDEKUR në… (RASTET)

18 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Ekzekutime, atentate, dhe vrasje nga biznesmenëve duket se janë fenomene të shpeshta në Shqipëri.
Akoma më të shpeshta janë rastet kur keto ndodhin aty ku njeriu mendon se është më i sigurt, në prag të derës së shtëpisë.
Rasti më i fundit ishte sot, kur pronari i një servisi në Shkodër u gjet me një plumb në kokë në punishten e tij pranë shtëpisë.

Çfarë ndodhi sot:

Një person, i identifikuar si Mehdi Kavaja rreth 60 vjeç, është gjetur pa shenja jete në punishten e tij në lagjen Tophane te Shkodres ku ai bente riparime bravash te automjeteve.

Fillimisht u mendua se vdekja ka qene per shkaqe natyrale, por pas hetimit te kryer nga ana e policise dhe ekspertizes mjeko-ligjore rezulton se vdekja ka ardhur si shkak i dhunes se ushtruar ndaj tij. Ku eshte konstatur nje vrime ne koke dhe pas autopsise eshte gjetur edhe nje plumb brenda.

Kane qene familjaret e tij qe kane gjetur 60 vjecarin te pa jete ne punishten e tij dhe kane njoftuar policine e cila ka bere edhe transportimin e trupit me ane te ambulances ne spitalin e Shkodres.

Mehdi Kavaja kishte vite qe kishte punishten ne lagjen Tophane ku kishte edhe shtepine por nuk kishte konflikte me askend.


4 Qershor, Vlorë
Vasil Dervishaj, 29 vjeç, është personi që mbeti i vrarë në Vlorë mbrëmjen e 4 Qershorit.

Dervishaj njihet si pronari i një kompanie kafeje disa bareve në qytetin bregdetar. Një prej pronave të tij është edhe “Kafe Gimoka”.

Sipas të dhënave të para, ai ishte nën drejtimin e një makine tip “Ford” me targa italiane kur është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Gjergj Araniti”, në lagjen ”Pavarësia” tek ish-kombinati i peshkut.

Të shtënat me breshëri erdhën nga një tjetër makinë në një distancë të afërt me makinën e Derishajt. Pas kësaj, mjeti u largua nga vendngjarja.

Shkurt, biznesmeni Memli Begalla

Një 64-vjeçar nga Tepelena u ekzekutua në zonën e ish-bllokut, në Tiranë. Ai u qëllua për vdekje disa herë nga persona të cilët udhëtonin me një automjet dhe ishin vënë në ndjekje të tij.

Autorët kanë përdorur armë me silenciator, për të mos krijuar zhurmë në një zonë të mbipopulluar. Viktima Memli Begalla sapo kishte dalë nga automjeti i tij, kur u qëllua nga prapa disa herë.

Ai u pikas i shtrirë në tokë nga kalimtarët, të cilët lajmëruan sallën operative si edhe shërbimin spitalor. Vdekja e 64-vjeçarit Begalla ka qenë e menjëhershme, pasi qitjet mbi të janë kryer nga shumë afër.

Elsi Kosiqi, 32 vjeçari u gjet i vdekur ne oborrin e shtepise se tij ne fshatin Maqellare, Diber rreth ores 01:30.
Kush është viktima, Elsi Kosiqi: 32 vjeçari ishte me precedentë, ndërsa familja e tij ka edhe një hotel pranë llixhave të Dibrës, dy detaje këto që po përdoren nga policia në funksion të hetimit. 32-vjeçari sapo ishte kthyer nga Maqedonia, ku ka qëndruar në Dibër të Madhe për arsye që po verifikohen.

Kosiqi, ndërkohë mësohet se më herët ka qëndruar në Itali dhe ka në pronësi një hotel pranë llixhave të Dibrës.

Si ndodhi ngjarja: Autorët e kanë pasur të lehtë të largohen pasi e kanë vrarë me 3 plumba në gjoks. Kanë lënë disa gjurmë në oborrin e banesës, prandaj policia do mund të verifikojë autorët. Elsi Kosiqi kishte punuar disa kohë në Itali. Nuk ka qenë problematik me policinë. Kosiqi ishte i martuar me 3 fëmijë, mësohet nga burimet në vendngjarje.

Pas krimit, autorët e kanë pasur të lehtë të largohen me shpejtësi, pasi banesa e 32-vjeçarit është shumë pranë rrugës kryesore.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Grosso largohet nga Bari, pritet zyrtarizimi te Verona
Previous article Liliana tregon bisedat me Neymarin

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT