• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Leku rikthehet pranë REKORDIT HISTORIK shumëvjeçar, ja çfarë thotë BSH
Home
Ekonomi

Leku rikthehet pranë REKORDIT HISTORIK shumëvjeçar, ja çfarë thotë BSH

18 June, 2018 F.autor Ekonomi

Monedha e përbashkët europiane, Euro u këmbye me 125.8 lekë sipas kursit fiks të Bankës së Shqipërisë të hënën, duke pësuar një forcim të lehtë prej 0.3% në krahasim me të enjten, dita e fundit e punës. Leku është forcuar tashmë që nga data 12 qershor për katër ditë pune me radhë, duke rënë nga kuota 128.3 lekë për euro në kuotën 125.8, një forcim total prej 2%.

Luhatshmëria e lekut ka qenë e konsiderueshme gjatë ditëve të fundit, që kur Banka e Shqipërisë shpalli ndërhyrjen e saj të jashtëzakonshme më datë 6 qershor. Pasi humbi 3.1% në dy ditët pas shpalljes së ndërhyrjes, leku rekuperoi 2% në katër ditët e mëpasme.

Ndërkohë, Guvernatori Gent Sejko shfrytëzoi një samit me bankat qendrore të rajonit të zhvilluar në Malin e Zi për të komentuar mbi fenomenin e pazakontë të forcimit të lekut gjatë muajve të fundit dhe eksperiencën e BSH në përballjen me këtë fenomen [Link fjalimi].

Ai përsëriti qëndrimin e mëparshëm se BSH nuk e pa të arsyeshme të ndërhynte në vitet 2016 dhe 2017 kur leku u forcua me mesatarisht 2.3% në vit pasi beson se ky forcim “ishte në përputhje me fondamentat”, pra ishte rrjedhojë e kërkesës dhe ofertës normale në treg. Ndryshe nga BSH, disa ekonomistë dhe politikanë mendojnë se shkaku i forcimit nuk ishte aq shumë përmirësimi i ekonomisë se sa ishte volumi i madh i të ardhurave në valutë nga eksportimi i drogës.

Duke iu përgjigjur në mënyrë indirekte kritikave se BSH ka reaguar me vonesë më 6 qershor, ndërkohë që leku forcohej me shpejtësi gjatë muajve prill dhe maj nga kuota 130 lekë për euro në kuotën 124, Sejko tha se institucioni i tij priti që “tregu të vetë-rregullohej dhe të përballonte goditjet”.

Banka e Shqipërisë deklaroi fillimisht në mars 2018 se forcimi i lekut ishte pasojë e përmirësimit ekonomik dhe vetë Sejko deklaroi se “ndjehej krenar” për lekun e fortë. Por më 2 maj Banka e Shqipërisë e modifikoi qëndrimin e saj duke argumentuar se forcimi i lekut gjatë prillit si “afatshkurtër”. Deklarata e 2 majit nuk duket se bindi shqiptarët për përkohësinë e forcimit të lekut dhe tendenca e forcimit u përshpejtua gjatë muajit maj, deri më 5 qershor, kur leku shënoi kuotën më të fortë në gati një dekadë.

Vetëm deklarata e prerë e 6 qershorit që thoshte se BSH “do të blinte valutë në treg për aq kohë sa të ishte e nevojshme”, solli ndalim të forcimit të mëtejshëm të lekut, por vetëm përkohësisht.

Ndërsa industria e vogël por e rëndësishme për punësimin e eksportuesve të vendit u ankua për fshirje të fitimeve të tyre nga forcimi i lekut, Sejko sqaroi më tutje qëllimin e ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, e cila, sipas tij është “të kontrollojë shpejtësinë e mbiçmimit, të tërheqë tepricën e valutës nga krahu i ofertës dhe të ndryshojë kahun e pritshmërive dhe të veprimeve të njëanshme në treg.” Sejko nuk foli për ndonjë nënçmim të lekut kundrejt kuotës aktuale, i shpalli masat e ndërmarra prej BSH si “eficiente” dhe e konsideroi situatën aktuale si “rikthim në normalitet”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kupa e Botës/ Southgate: Anglia e përqafoi filozofinë time
Previous article Këto 6 trende po bëjnë namin në Instagram dhe ju DUHET t’i njihni!

F.autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT