Daut Haradinaj, pas ceremonisë së varrimit të babait të tij, Hilmi Haradinaj, ka shkruar disa fjalë për të atin.
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka shkruar për babanë që i vdiq të dielën, në orët e para të mëngjesit.
Duke postuar në llogarinë e tij në Facebook një fotografi nga funerali i Hilmi Haradinajt, Dauti ka shkruar edhe disa fjalë prekëse për të.
Postimi i plotë:
“Plak, ashtu siç e deshe popullin dhe vendin tënd, me pietet po të përcjellin Ty sot, me nderime shtetërore e kombëtare, për tek djemtë, bashkudhëtarët dhe shokët tu. Rruga e mundimshme dhe me shumë sakrifica, sado të mëdha, kur bëhet për vend, është vlerë të cilën sot po ta çmon me plot respekt populli Yt Hilmi Haradinaj. Pusho në qetësi plak, se e di se nuk e ke pas lehtë me ne! Dauti”


