• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBYTI ME GURË FOSHNJËN E PORSALINDUR/ Nëna e pranon në Gjykatë: Nuk quhet vrasje e rëndë…
Home
Breaking News

MBYTI ME GURË FOSHNJËN E PORSALINDUR/ Nëna e pranon në Gjykatë: Nuk quhet vrasje e rëndë…

18 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

E akuzuara Lauresha Maliqi ka pranuar fajësinë për vrasjen e vajzës së saj, por nuk e ka pranuar kualifikimin e veprës si vrasje e rëndë.
Maliqi ka dalë sot para gjykatës në seancën e shqyrtimit fillestar para gjykatësit Shaqir Zika, i cili e njoftoi të akuzuarën me të drejtat e saj, dhe duke i shpjeguar se pranimi i fajësisë do t’i merret si rrethanë lehtësuese.

Ajo gjendet në paraburgim prej 22 marsit të këtij viti dhe po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Gjakovë për vrasje të rëndë.

Prokurori Agron Matjani në fjalën e tij tha se aktakuza ka prova të mjaftueshme se e akuzuara ka privuar nga jeta fëmijën e saj, Arjona Maliqi.

Ai tha se nevojitet një neuropsikiatër për vlerësimin psikik të të akuzuarës pasi që e njëjta ia ka marrë jetën foshnjës së saj. Ai tha se prokuroria do të deklarohet lidhur me kualifikimin e veprës penale vlerësimit të mjekëve.

Avokati i të akuzuarës, Afrim Radoniqi, deklaroi se pjesërisht e kundërshton aktakuzën lidhur me kualifikimin juridik të veprës penale dhe se kundërshtimin do ta bëjë në formë të shkruar si dhe kundërshtimet lidhur me vlerësimin e provave.

Prokurori Matjani i propozoi gjykatës që kundër të akuzuarës të vazhdohet masa e paraburgimit, pasi që ende ekzistojnë arsyet ligjore për vazhdimin e kësaj mase sepse ekziston rreziku i ikjes së saj.

Avokati Radoniqi e kundërshtoi vazhdimin e paraburgimit të propozuar nga prokurori, me arsyetimin se vepra penale është pranuar nga e akuzuara dhe se e akuzuara ka një fëmijë të mitur dhe “është e brengosur lidhur me mbikëqyrjen e këtij fëmije”.

Avokati kërkoi nga gjykata që klientes së tij t’ia caktojë një masë tjetër më të butë siç është arresti shtëpiak.

Gjyqtari Zika njoftoi palët se mund t’i paraqesin kundërshtimet e tyre dhe se lidhur me vazhdimin e paraburgimit ndaj të akuzuarës do të marrë aktvendim të veçantë.

Sipas aktakuzës, dyshohet se e akuzuara më 22 mars të këtij viti, në njërën nga objektet e mbetura të ish kazermës ushtarake në Gjakovë, ka privuar nga jeta fëmijën e saj të porsalindur.

Gjithnjë sipas aktakuzës, e pandehura Lauresha Maliqi më 21 mars 2018 ishte shtrirë në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Repartin e Gjinekologjisë në Gjakovë, ku kishte lindur foshnjën-tani të ndjerën Arjona Maliqi.

Aktakuza thotë se ditën e nesërme, pasi që lëshohet nga spitali, ajo kishte shkuar në njërën nga dhomat e ndërtesës së kazermës ku kishte hapur një gropë, e kishte mbështjellë të posalindirën me batanije dhe e kishte mbuluar trupin e foshnjës me një gur dhe një copë betoni duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Me këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Shqyrtimi i dytë gjyqësor është caktuar me datën 18 korrik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL NË ANKAND kapelja e Napoleonit e përdorur gjatë betejës së Vaterlosë
Previous article Kupa e Botës/ Publikohen formacionet e ndeshjes Belgjikë-Panama, Martinez "tredhëmbësh" në sulm

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT