• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vlahutin mbyll DEBATIN: Nuk do të ketë kamp për luftëtarët e ISIS në Shqipëri, negociatat…
Home
Shqipëri

Vlahutin mbyll DEBATIN: Nuk do të ketë kamp për luftëtarët e ISIS në Shqipëri, negociatat…

18 June, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Romana Vlahutin ka mbyllur debatin e hapur ditët e fundit, ku pretendohet se në Shqipëri mund të ngrihet një një qendër reahabilitimi për ish-luftëtarët e ISIS

Gjatë një takimi në Berat, ambasadorja e BE në vendin tonë ka hedhur poshtë të gjitha lajmet e publikuara në mediat se në Shqipëri do të ndërtohet një kamp i tillë.

Vlahutin deklaroi se është biseduar mbi mundësinë e ngritjes së një qendre studimore, por jo kampi refugjatësh.

“Ajo për të cilën është folur është të pasurit e një qendre studimore, por nuk ka asnjëlloj ideje për të pasur kamp”, ka thënë Vlahutin.

“Jo, është tërësisht një keqintepretim i asaj që ka thënë në atë konferencë për shtypi kryeministri bullgar. Unë kam qenë aty e pranishme dhe mund t’ua siguroj që është absolutisht një jo. 

Pra, ideja është që ajo për të cilën është folur prej një kohe të gjatë është të pasurit e një qendre, e cila është një qendër studimore, ku kolegët mund të diskutojnë, të shohin fenomenin se çfarë po ndodh.

Absolutisht nuk ka asnjë lloj ideje për të pasur një kamp të tillë”, tha Vlahutin.

Në Shqipëri opozita ka akuzuar qeverinë se ka pranuar ofertën e BE-së për ndërtimin e një kamp për të larguarit e luftëtarëve të ISIS.

Vlahutin foli edhe për hapjen e negociatave, ku ka thënë se Shqipëria është pjesë e planit për hapjen e negociatave.

“Do ta shohim në datën 28 qershor ajo cfarë do vendosin vendet e BE. Di të them që Shqipëria ka punuar fort, por kjo do të varet nga vendimi i 28 vendeve anëtare.

Komisioni bëri atë që duhet të bënte, tha atë që duhet të thoshte, pra dha rekomandimin e pakushtëzuar pra ajo që është e rëndësishme është që të vazhdohet të punohet dhe më pas do të shohim çfarë do të thuhet nga vendet e BE se nuk dua ta paragjykoj këtë gjë  para kohe”, tha ambasadorja e Komisionit te BE ne Tirane, Romana Vlahutin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇMENDEN kalimtarët, Ana Lika del NUDO në majë të ballkonit: Ti akoma vazhdon të më... (FOTO)
Previous article Kupa e Botës/ Tifozët ndërtojnë "kështjellë" 4 metra të lartë me gota birre (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen Politikë

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT