• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rreth 70% e italianëve pro Salvinit dhe ndalimit të anijeve me refugjatë
Home
Nderkombetare

Rreth 70% e italianëve pro Salvinit dhe ndalimit të anijeve me refugjatë

18 June, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Pothuajse 60 për qind e italianëve thonë se ishte e drejtë t’u mbyllje portet anijeve që transportonin migrantë ilegalë nga Afrika, dhe 68 për qind thonë se ministri i brendshëm populist Matteo Salvini bëri mirë që iu kundërvu Bashkimit Evropian për këtë çështje.

Sondazhi vjen teksa një numër anijesh që mbartin mbi 600 emigrantë ankorohen në portin e Valencias në Spanjë, një javë pasi Salvini refuzoi t’i pranonte.

Lideri i Lega Nord, e cila formon gjysmën e qeverisë së re populiste të Italisë së bashku me Lëvizjen Pesë Yjet të Luigi Di Maios, duket se gëzon përkrahje popullore në vend.

Sondazhi i IPSOS u vu në dukje nga Mathew Goodwin, bashkëpunëtor në Chatham House, para se të përhapej edhe nga lideri i fushatës së Brexit, Nigel Farage.

‘Ky është fillimi njerëz’, shkruante ish-kreu i UKIP.

Të dielën në mëngjes, anija e rojës bregdetare italiane, Dattilo, ishte e para nga tre anijet që mbanin 630 emigrantët që u dërguan në Spanjë.

Aquarius, e manaxhuar nga SOS Mediterranee Sea dhe Doctors Without Borders, ishte e dyta, duke sjellë 106 emigrantë të tjerë, ndjekur nga anija e marinës italiane, Orione.

Salvini tha se nuk do të lejonte që Italia të shndërrohej në një “kamp gjigant refugjatësh”, por kryeministri i ri socialist i Spanjës, Pedro Sánchez, ishte i gatshëm t’i mirëpriste emigrantët, të cilët udhëtuan qindra milje për të arritur në Evropë.

Këtë të shtunë, Salvini ndaloi dy tragete të tjerë me emigrantë, duke shkruar në Facebook:

“Dy anije të tjera me flamur holandez, Lifeline e Seefuchs, kanë mbërritur pranë bregut të Libisë, duke pritur për ngarkesat e tyre humane të braktisura nga trafikantët”.

“Këta zotërinj e dinë që Italia nuk dëshiron të jetë më bashkëfajtore në imigracionin ilegal dhe prandaj duhet të shohin për porte të tjera”.

Sipas ligjeve të BE për azilin, emigrantët supozohet të kërkojnë azil në vendin ku hyjnë, duke vendosur një barrë të madhe mbi Italinë e Greqinë, ku në vitet e fundit kanë arritur qindra mijëra prej tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Angli-Tunizi, shfaqen hijet e huliganizmit
Previous article Eni Koçi pëson AKSIDENT gjatë pushimeve! Ja si është gjendja e saj: Kam shumë... (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT