• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U kapën me 200 kg drogë e armë, lihen në burg 6 të arrestuarit në Shkodër
Home
Breaking News

U kapën me 200 kg drogë e armë, lihen në burg 6 të arrestuarit në Shkodër

18 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykatën e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 të arrestuarit që u kapën në flagrancë me 200 kg drogë e armë.

Seanca gjyqësore u zhvillua mesditën e së hënës pa praninë e mediave dhe familjarëve.

Operacioni i koduar “WEST UNIVERS” u ndërmor pak pas mesnatës së 15 qershorit në Shkodër ndërsa procedimi penal kishte nisur më 7 qershor.

Grupi i trafikut të lëndëve narkotike u kap në momentin kur po bëhej shkëmbimi i mallit.

Të arrestuarit janë:

– Ardit Sali Haxhagici, 34 vjeç, banues ne Shkoder

– Bardh Simon Gostini, 37 vjeç, banues në Lezhë

– Neritan Sulejman Saraçi, 51 vjeç, banues në Shkodër

– Rezart Xhelal Çarçani, 34 vjeç, banues në Shkodër

– Ramadan Mustafa Dushaj, 61 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër,

– Vilson Gjergj Ndoka (Nokaj), 26 vjeç banues në Lezhë, i cili rezultonte i shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ për kryerjen e veprave penale “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë, në bashkepunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë F.M., 30 vjeç dhe S.N., 20 vjeç.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale

-Një sasi prej 200 (dyqind) kilogramësh bimë e dyshuar si lëndë narkotike

-Dy pistoleta (armë zjarri)

-7 aparate telefonësh celularë

-Radio marrëse

-Automjete të përdorur nga autorët në veprime etj.

Policia nisi hetimet pasi mori informacione që Ramadan Dushaj ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

“Në datën 7 qershor 2018 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër regjistroi procedimin penal mbi bazën e infomacionit të dhënë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër se shtetasi Ramadan Mustaf Dushaj, organizonte veprimtari për financimin dhe transportin e lëndëve narkotike (marijuanë) në Qarkun e Shkodrës.

Sipas informacionit, Dushaj kishte grumbulluar sasi të konsiderueshme lënde narkotike, për të cilën kërkonte treg shitjeje. Për këtë qëllim ai mbante me vete mostra të lëndës narkotike, të cilën kërkonte ta shiste.

Me marrjen e këtij informacioni me autorizim dhe drejtim të Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Shkodër, grupi hetimor lejoi aplikimin e metodave speciale të hetimit per sqarimin dhe zbulimin e këtij aktiviteti kriminal,”-raporton policia e Shkodrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eurobaromteri: Ekonomia familjare e shqiptarëve totalisht e shëndetshme, në 12 muajt e ardhshëm punësimi...
Previous article E HABITSHME/ Mesfushori gjerman me këpucë të njëjta në Botëror “Rusi 2018” që nga viti 2014 (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT