• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Flasin AZILKËRKUESIT në Shqipëri: Vendi jonë ka luftë, kam paguar deri në 3 mijë Euro për të ardhur…
Home
Sociale

Flasin AZILKËRKUESIT në Shqipëri: Vendi jonë ka luftë, kam paguar deri në 3 mijë Euro për të ardhur…

17 June, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

“Quhem Navid, jam 28 vjeç dhe vij nga Afganistani.

Për shkak të luftës lashë shtetin e Afganistanit dhe erdha këtu. Edhe pse prej 1 viti e 8 muaj ndodhem në Tiranë, dua të shkoj në gjermani dhe më pas në Austri, atje ku ndodhet familja ime.”

Navidi jeton në Qendrën e Azilkërkuesve në Babrru. Në këtë qendër ka edhe të tjerë nga vendi i tij, Siria apo Iraku. Kanë paguar deri në 3 mijë euro deri sa kanë mbërritur në Shqipëri.

“Rruga që ndoqa për të ardhur deri këtu ishte nga Irani, në Greqi dhe me pas në Shqipëri. Madje për të mbërritur deri këtu kam paguar gati 2-3 mijë euro.”

Një tjetër azilkërkues thotë: “Jam nga Siria dhe prej dy ditësh ndodhem këtu në qendër. Kam udhëtuar nga Turqia në Greqi dhe më pas në Shqipëri. Për një udhëtim kam paguar 600 Euro, por dua që të shkoj në Gjermani, pasi familja dhe gruaja ime ndodhen atje.”

Ky azilkërkues nga Turqia denoncon policët kufitarë të Malit të zi se janë treguar shumë të ashpër dhe u kanë marrë gjithçka çfarë kishin me vete.

Kam ardhur nga Turqia në Shqipëri pasi jam në hasmëri siç thoni ju shqiptarët. Këtu në azil jam prej 7-8 muajsh. Rruga që ndoqa është Turqi, Serbi dhe më pas në Mal të Zi. Policët kufitarë në Mal të Zi ishin mjaft të ashpër dhe na morën gjithçka çfarë kishim, dokumente, telefona dhe paratë. Nuk dua të shkoj në asnjë vend tjetër, mendoj të qëndroj këtu dhe të krijoj familje.”

Që prej Janarit të këtij viti në Shqipëri kanë hyrë mbi 2 300 emigrantë të paligjshëm. Muajt e fundit fluksi është gjithnjë në rritje dhe mbi 1 600 prej tyre kanë kërkuar azil në vendin tonë. Në Qendrën Kombëtare të Azilkërkuesve nuk ka më kapacitet për pritjen e tyre.

“Çdo ditë me dhjetëra të huaj hyjnë dhe dalin nga kjo portë. Në Qendrën Kombëtare pritëse të Azilkërkuesve, këtë të diel janë akomoduar mbi 180 persona.”

E përmendur nga mediat e huaja si një prej vendeve që mund të strehojë emigrantë, Shqipëria nuk ka ende një kërkesë zyrtare nga Bashkimi Europian, por prej kohësh ajo është një rrugë e re kalimi për ata që largohen nga vendet e tyre në kërkim të Europës./klan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pogba rrit dyshime mbi të ardhmen: Flas shpesh me ata të dy…
Previous article Tre persona konfliktohen me njëri-tjetrin në një lokal në Durrës. Të rinjtë prishën...

k.autor

Postime të ngjashme

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë! Aktualitet

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak Aktualitet

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT