• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATA QË NDIHMUAN/ Kush janë BIZNESMENËT dhe DEPUTETËT shqiptarë që ndërtuan SHTËPI për familjet… (FOTO)
Home
Ekskluzive

ATA QË NDIHMUAN/ Kush janë BIZNESMENËT dhe DEPUTETËT shqiptarë që ndërtuan SHTËPI për familjet… (FOTO)

17 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Të shumtë janë biznesmenët, politikanët apo fetarë shqiptarë që falë punës së pastër, vullnetit dhe fatit kanë arritur sukses në jetë, por vetëm disa e kanë zemrën e madhe dhe mendojnë për t’i ardhur në ndihmë familjeve që jetojnë në varfëri ekstreme.
E trishtë është fakti që janë të paktë ata që e kanë bërë një gjë të tillë, por nuk duhet përjashtuar edhe mundësia që disa prejt tyre zgjedhin mos ti tregojnë.

I tillë ishte dhe rasti i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Kadri Veseli së bashku me kreun e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastrati, të premtën kanë dhuruar një banesë për një familje të varfër, në Mitrovicë.

Teksa,  familja 9 antarëshe e Selvete Brahimit nga Mitrovica bëhej me banesë, hoxha Halil Kastrati ‘zbuloi’ që Kadri Veseli ka ndërtuar 5-6 shtëpia për skamnorët, duke mos treguar për një gjest të tillë.

E megjithatë, më poshtë janë disa nga rastet që prekën audiencën.

Gjashtë vajzat nga Kukësi mbeten jetime. Biznesmeni i ofron shtëpinë e tyre
Rasti i 6 vajzave jetime nga Kukesi na ka prekur te gjitheve pasi eshte me te vertete nje histori teper e trishte.

Ky eshte edhe rasti i Arben Fushes nje qytetari nga Lezha i cili banon ne Kryqytet. Pronari i disa bizneseve te vogla baba i 5 vajzave eshte prekur nga historia.

Ai duke ndjekur emisionin Opinion ju ka derguar menjehere mesazh duke qene i gatshem te dhuroje shtepine e tij 2 kateshe ne Lezhe e mobiluar totalisht.

“Jam i gatshem ta dhuroj nese ato duan te jetojne ketu, shtepia eshte teresisht e mobiluar dhe ne gjendje super te mire. Jam vete baba i 5 vajzave.

Nuk jam ndonje pasanik i madh por e ndjej ta bej nje gje te tille. Une dhe familja ime duam qe edhe ato te kene nje strehe ku te jetojne u shpreh Arbeni”.

Biznesmeni Samir Mane i ndërton shtëpi familjes Sorra

Pasi emisioni STOP solli në vëmendje historinë e familjes Sorra, kushtet e jetesës së të cilëve ishin në kufijtë e mbijetesës dhe me kryefamiljarin e sëmurë rëndë i cili ndërroi jetë duke lënë të vetme bashkëshorten e tij me tre fëmijë në situatë skamje, thirrjes së nismës “Fundjave Ndryshe” iu përgjigj presidenti i grupit Balfin Samir Mane.

Duke shpresuar në lehtësimin sadopak të humbjes së bashkëshortit dhe jetesës për fëmijët, Mane u shpreh i privilegjuar në mundësinë e ndërtimit të një shtepie të re për familjen Sorra.

“Shpresojmë që këtë bashkëpunim ta kemi edhe për familje të tjera. Ju falenderoj të gjithëve dhe ta gëzoni shtëpinë e re”.

Iniciativa erdhi si pjesë e donacioneve që fondi balfin, nën përkujdesjen e presidentit Samir Mane, dhuron në mbështetje të shtresave në nevojë.

Elvis Naçi nderton shtëpi për nënë e bijë nga Shkupi

Lotët e Adrianës dhe Blekisës, nënë e bijë nga Shkupi, tronditën zemrat e shqiptarëve me historinë e trishtë të jetës së tyre. Kërkesat e tyre ishin minimale. Të mbytura nga lotët kërkonin pak ushqim, pak rroba dhe një kulm mbi kokë pasi po u shembej e kishin frikë se nuk do gdhiheshin të gjalla. Nënë e bijë ju drejtuan me gjithë shpirt gjithë shqiptarëve humanë t’i ndihmonin me aq sa kishin mundësi për t’u siguruar një banesë.


Elvis Naçi ka udhëtuar drejt Shkupit për t’i takuar nga afër Adrianën dhe Belkisën e vogël.

“E pamë të domosdoshme që ju të largoheshit nga kjo shtëpi me themele të dala nga vendi e që mund të shembej nga momenti në moment. Hapi i parë ishte që ju t’iu sistemonim për disa ditë në një shtëpi komode”.

Duke iu drejtuar Belkisës, Elvisi i thotë “ti je një vajzë shumë e ëmbël dhe e mirë. Nuk mund të qëndroje më të jetojë në këtë banesë, tek ajo dhomë pa asnjë kusht për të jetuar”.

 

Një ëndërr që behet realitet. Një shtëpi e vërtetë, kjo ishte surpriza e madhe që Elvis Naçi kishte rezervuar për Adrianën dhe Belkisën. Banesa e re ndodhet në qendër të Shkupit, është plot dritë, bollshme dhe komode. Belkisa e ka shkollën afër, madje kur del në ballkon mund të shikoje shkollën e saj. E si mund t’i përmbanin lotët nënë e bijë pasi një banesë ishe gjithçka që ato kërkonin për të shpëtuar nga gërmadha ku banonin.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si u veshën moderatoret shqiptare këtë javë? Nga Rudina tek Ilda, cila ishte më e bukura... (FOTO)
Previous article Skuadra e madhe italiane, rikthen Zazan në Serie A

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT