• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU/ Si u konfirmua në detyrë gjyqtarja Manjola Xhaxho pas… (VENDIMI)
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU/ Si u konfirmua në detyrë gjyqtarja Manjola Xhaxho pas… (VENDIMI)

17 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Etleda Çiftja, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine, kanë zbardhur vendimin e arsyetuar për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Manjola Xhaxho.

“Nuk janë konstatuar elemente të cilat mund të ngrenë dyshime për fshehje apo deklarim të rremë nga ana e subjektit të rivlerësimit. Deklarimet e subjektit të rivlerësimet janë të sakta dhe në përputhje me ligjin. Nuk u gjet asnjë element që të vërtetojë ekzistencën e kontakteve të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar, sipas parimeve të parashikuara në nenin DH të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Nuk gjeti indicie apo elemente, të cilat mund të ngrenë dyshime për paaftësi profesionale apo cilësi që cenojnë figurën e gjyqtarit”, thuhet në vendim.

Komisioni thotë gjithashtu se nuk ka gjetuar të dhëna për ndikimin e gjyqtares ndaj presioneve të jashtme.

“Nga të dhënat e deklaruara nga subjekti i rivlerësimit, Znj. Manjola Xhaxho, dhe nga 5 dokumentet e vëzhguara, konstatohet se nuk kanë dalë të dhëna në lidhje me imunitetin e saj ndaj çdo ndikimi apo presioni të jashtëm”, ka konstatuar Komisioni.

Për gjyqtaren Manjola Xhaxho, ka pasur një ankesë, por Komisioni nuk e ka marrë parasysh, për shkak se kërkesa ishte jashtë objektit të punës së tij.

“Sipas shqyrtimin të denoncimit të shtetasit J. D., ai ankohet ndaj një vendimi gjyqësor të dhënë nga Znj. Manjola Xhaxho, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila me vendimin e saj ka deklaruar fajtor dhe ka dënuar me 5 vjet burgim djalin e tij, B. D.
Ky shtetas ka pretenduar se nga gjykata nuk është aplikuar ulja me 1/3-ën e dënimit, si dhe nuk është marrë parasysh se ky shtetas ka qenë i mitur në kohën e kryerjes së veprës penale. Pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Manjola Xhaxho është depozituar vetëm ky denoncim, nga shtetasi J. D. Ky denoncim është marrë në trajtim edhe nga trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe ka rezultuar se denoncimi ka të bëjë me fakte të cilat zgjidhen në rrugë gjyqësore mbi bazën e apelimit të vendimeve, duke kundërshtuar vendimet e gjykatave më të ulëta te gjykatat më të larta, duke mos qenë objekt i punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”
, thuhet në vendim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARADOKSALE/ Nigeria dhe momenti që zhgënjeu 3 milionë njerëz...
Previous article Apple ul ndjeshëm çmimin e iPhone X

F.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT