• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shqiptarët denden me ilaçe! Shifrat në trend të frikshëm rritje. Këto janë arsyet
Home
Sociale

Shqiptarët denden me ilaçe! Shifrat në trend të frikshëm rritje. Këto janë arsyet

16 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Shqiptarët po denden gjithmonë e më shumë me ilaçe. Edhe pse popullsia e vendit ka ardhur duke u pakësuar, importi i barnave në Shqipëri është rritur me ritme të frikshme. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se në vetëm një dekadë importet e ilaçëve janë dyfishuar. Sipas INSTAT, nëse në vitin 2008 Shqipëria importonte 93 milionë euro produkte farmaceutike, vitin e kaluar shifra arriti në 195 milionë euro.
Statistikat e INSTAT tregojnë se importi i medikamenteve është rritur me ritme dyshifrore nga viti në vit duke treguar se Shqipëria po sëmuret dhe po shpenzon gjithmonë e më shumë për ilaçe. Sipas të dhënave në vitin 2008, një shqiptar shpenzoi mesatarisht 37 euro për të blerë ilaçe nga importi. Por, vitin e kaluar importi i ilaçeve për frymë arriti në gati 80 euro.

Ekspertët japin disa arsye se pse konsumi i ilaçeve është rritur me ritme kaq të larta. E para është plakja e popullsisë. Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në katër vitet e fundit, numri i shqiptarëve mbi 60 vjeç është rritur me 70 mijë vetë nga 490 mijë që ishte në mbi 560 mijë. Moshat e larta janë dhe konsumatorët kryesore të ilaçeve, pasi shpesh vuajnë nga sëmundjet kronike.

Por plakja e popullsisë nuk është shkaku i vetëm se pse konsumi i barnave është në trend të frikshëm rritje. Një tjetër shkak është rritja e sëmundshmërisë, veçanërisht shtimi i sëmundjeve të zemrës, atyre tumorale dhe sëmundjeve që lidhen me shëndetin mendor. Ndërkohë, sipas Institutit të Shëndetit Publik një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e konsumit të ilaçeve është edhe përdorimi pa kriter i tyre, shpesh pa recetë nga mjeku./Top Channel/

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gaboi penalltinë, peruani në lot pas humbjes. Ja çfarë i bëjnë shokët (VIDEO)
Previous article Detaje të frikshme për emigrantin që vrau prindërit, shmangu babain e vëllanë, pas sherrit nxori armën e blerë para 7 vitesh nga…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT