• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PR.LIGJI PËR KAFSHËT/ Partia Socialiste zëvendëson Tahirin, i merr dhe “meritat”… (VIDEO)
Home
Shqipëri

PR.LIGJI PËR KAFSHËT/ Partia Socialiste zëvendëson Tahirin, i merr dhe “meritat”… (VIDEO)

16 June, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Në shtatorin e 2016-s, kur mbante ende detyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dorëzoi në Kuvend nismën e tij për mbrojtjen e kafshëve. Një vit më pas, më 11 tetor 2017 kur Tahiri mbante vetëm mandatin e deputetit, në lëmin e akuzave që vinin pa pushim nga opozita për përfshirje të tij në trafikun e lëndëve narkotike, gjeti kohë që në parlament të risillte një ligj të rëndësishëm, një nismë në të cilën besonte, “jo dhunë ndaj kafshëve”. Në 4 nenet e propozuara nga Tahiri parashikohen gjoba deri në 1.000.000 lekë dhe për braktisjen, plagosjen, vrasjen apo edhe shfaqjet e detyruara të kafshëve nga 2 vjet deri në 3 vjet burg.

Mirëpo, pr.ligji duket se zuri pluhur në Kuvend, pasi asgjë konkrete nuk u bë për dy vjet. Vetëm tani, me daljen jashtë nga parlamenti te ish-deputetit Saimir Tahiri, Partia Socialiste ka nisur të trazojë ujërat. Në mbledhjen e fundit të konferencës së kryetarëve, deputetja socialiste Ermonela Felaj, ka ngritur shqetësimin e mbetjes stok te kësaj nisme të ish-kolegut.

 

“Vijon të jetë në kalendar iniciativa për ndryshimin e Kodit Penal, e Saimir Tahirit, por kuptohet që nuk mund të vazhdojë më për sa kohë kolegu ka lënë mandatin. Unë gjykoj se ditët e fundit ka pasur shumë shqetësime për shkak se janë sulmuar njerëz dhe fëmijë. Unë besoj se iniciativën që ka paraqitur Saimiri mund ta rimarrë dikush nga ne dhe ta kalojmë, se nuk ka arsye që ta mbajmë në kalendar javë pas jave”,- u shpreh ajo.

Deputetja Felaj duket se nuk e ka kuptuar qartë nismën e ish kolegut Tahiri. Sikurse shihet në këto nene, ai ka kërkuar të mbrojë nga keqtrajtimi i njerëzvë, kafshët, ndërsa znj.Felaj flet për njerëzit që kafshohen nga kafshët.

Pra, PS jo vetëm që ka menduar të zëvendësojë punën e Ish-ministrit kampion, por edhe të marrë “meritat” duke shtyrë drejt miratimit final në parlament projektligjin. Ajo që është e sigurt, është fakti se socialistët nuk e kanë informuar ish-kolegun e tyre për finalizimin e nismës së tij. Ndaj mbetet për t’u parë, se sa i kënaqur do të mbetet ish-ministri Tahiri me këto veprime. Ndoshta do të kërkoje “autorësinë”, duke e quajtur ligji “Tahiri”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jo vetëm shou, këto janë 10 rekordet që Ronaldo theu ndaj Spanjës
Previous article Sampaoli, pas barazimit: Mund të fitojmë Botërorin

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE EDHE NË SEANCË/ Erald Kapri shkon drejt foltores pa radhë, ndërhyn menjëherë Garda Politikë

TENSIONE EDHE NË SEANCË/ Erald Kapri shkon drejt foltores pa radhë, ndërhyn menjëherë Garda

“VUANI NGA SINDROMA E STOKHOLMIT”/ Berisha sulmon Ballën: Je përfaqësues i karteleve të drogës Politikë

“VUANI NGA SINDROMA E STOKHOLMIT”/ Berisha sulmon Ballën: Je përfaqësues i karteleve të drogës

KUVEND/ Bardhi: Policia të ndalë dhunën ndaj protestuesve! Nëse keni frikë, mos hajdeni në Kuvend... Politikë

KUVEND/ Bardhi: Policia të ndalë dhunën ndaj protestuesve! Nëse keni frikë, mos hajdeni në Kuvend...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT