• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJE DHE TRAFIK DROGE/ Të gjitha femrat shqiptare të përfshira në BANDAT KRIMINALE, brenda dhe jashtë vendit (FOTO)
Home
Breaking News

GRABITJE DHE TRAFIK DROGE/ Të gjitha femrat shqiptare të përfshira në BANDAT KRIMINALE, brenda dhe jashtë vendit (FOTO)

16 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ditën e sotme policia spanjolle ka publikuar pamjet e arrestimit të bandës “BABES BAND”, antarët e të cilës ishin bërë tmerri i qytetarëve në disa qytete në Spanjë. Pjesë e bandës ishte edhe një femër identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur. Sipas policisë spanjolle 29-vjeçarja shqiptare ishte organizatore e kësaj bande.  Grupi i cili drejtohej nga 29-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, ishte përgjegjës për të paktën 43 grabitje, kryesisht në qytetet e Salamankës, Leonit, Valadolidit dhe Pontevedrës.

Objektiv i tyre ishin bizhuteritë e shtrenjta dhe paratë kesh që ndodheshin në banesa.  Pak ditë më parë në Barcelonë u godit një tjetër bandë shqiptare grabitësish, e cila kishte bastisur edhe shtëpinë e futbollistit Luis Suarez.

Nisur nga kjo ngjarje AlpeNews.al ju sjell të gjitha rastet e bandave kriminale të drogës ose grabitjeve në të cilat janë të përfshira femra shqiptare.

Rikthejmë një nga ngjarjet e ndodhura në vitin 2016 ku ishte e përfshirë VJOLLCA GJOKA tashmë 48 vjeçare. Gjoka kishte një rol shum të rëndësishëm në bandën e kokainës që u kap në 13 Korrik 2016 në Tiranë.
48 vjeçarja ishte krahu i djathtë i Gjergj Cukalit, drejtuesi i bandës dhe bënte bilancet e parave nga shitja e kokainës. Sipas policisë, grupi nxirrte një fitim që kapte vlerën e 50 mijë eurove në muaj. Gjatë kontrollit në banesën e saj policia ka gjetur një fletore të publikuara aso kohe, ku 48¬ vjeçarja ishte kujdesur të shkruajë çdo dozë të shitur.

Një rast tjetër që bëri bujë është banda e trafikut të kokainës në Itali ku ishte e përfshirë GENTIANA SHOSHARI. 28 Prill të këtij viti mediat italiane raportuan se u godit një bandë shqiptare e trafikut në Itali. E veçanta e trafikut ishte se klientët, kontaktonin një numër telefoni në Shqipëri dhe, nga jashtë, shpërndarësi zbatonte urdhrat në territorin e Riminit. Afërsisht në formën e një Call Centeri por me nryshimin që nuk bënin oferta as nuk shisnin produkte por drogë. Dhe mendohet se Vajza nga Berati, Gentiana Shoshari bënte rolin e operatores.
Policia bëri me dije se trafikantët e kokainës shkonin në Itali falë lëvizjes së lirë 3 mujore, punonin e ktheheshin sërish për t’u zëvendësuar nga të tjerë.Grupi bashkëpunonte me vendas, ndërkohë që jetonin në apartamente me qira.

MARSELA KREKA dhe bashkëshorti i saj u arrestuan në Qershor 2017. Cifti shqiptar u burgosën pasi u kapën me kokainë të fshehur në corape

Të dy ishin pjesë e një grupi kriminal të organizuar dhe u arrestuan, pas hetimeve të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit  Ata u arrestuan në Barnet, në Londrën veriore. Markaj la shtëpinë e tij në Clarence Close, Barnet dhe hipi në Mini Cooper-in që drejtohej nga Kreka.
Policia dyshoi se ai kishte drogë nën rroba dhe e ndaloi sëbashku me Krekën, kur u ul nga makina disa rrugica më tutje. 1 kilogram kokainë e pastër u gjet nën sedijen e pasagjerit, ndërsa kur kontrolluan shtëpinë e tij gjetën edhe 4.5 kilogramë kokainë dhe 11,700 paund. Sasia e drogës do të arrinte vlerën e 660 000 paundëve, nëse do të ndahej dhe do të shitej në rrugët londineze.
Në momentin e arrestimit Markaj pranoi se ishte shqiptar dhe se përdorte një kartë identiteti greke të falsifikuar.

Policia italiane shpërbëri një “supermarket të vërtetë drogen 20 Maj 2018 në Sant’Anna, Lucca, te drejtuar nga nje familje shqiptare.

Mediat italiane zbuluan identitetin dhe fotot e te arrestuarve. Ne pranga ra një grua 40 vjeçe quajtur ADELINA LISI, e cila ishte ne krye te organizates mafioze, e shiste kokaine, marijuane dhe hashash vecanerisht tek te miturit qe i kishte kliente te perhershem.
Po ashtu u arrestua edhe djali i saj, Hasan Lisi 23 vjeç, ndersa u sekuestruan rreth 250 mijë euro, dy kilogramë marijuanë, një kilogram hashash dhe 15 gram kokainë, të cilat u gjetën të fshehura në një qese në dhomën e lavanderise, së bashku me materialin e nevojshëm për të mbushur dozat.
Sic shkruajne mediat italiane, Adeliane, çdo ditë, pasi çonte vajzën e saj të vogël në shkollë, kthehej në shtëpi, në via Sforza dhe fillonte ‘punën’, një biznes i tille qe ne vetëm dy vjet, u kishte siguruar te ardhura për të blerë dy prona, një në Capannori dhe një në Porcari dhe dy toka.

IFIGENIA ÇIPI një tjetër shqiptare e prangosur për shkak të përfshirjes në trafikun e drogës. Ifigenia Cipi shqiptare e cila kishte nryshuar emrin në Greqi, me bashkëshortin e saj dhe të tjerë kishin krijuar një fermë kanabisi fitimet e së cilës shkonin 5.5 paund.

Gangsterët shqiptarë që drejtonin një rrjet mbarëkombëtar me ferma kanabisi nga të cilat kishin fitime marramëndëse ia dërgoni paratë shqiptarit , Besnik Hoxha dhe gruaja e tij Ifigenia Çipi kujdesej që të pastroheshin dhe të ishin të sigurta.

Jeta luksoze dhe pazaret në vendet nga më të shtrenjta kanë rënë në sy nga organet e drejtësisë kur çifti po hetohej si i dyshuar në përfshirjen e grupit.

Çifti, i cili ka jetuar në Cedric Road, Crumpsall dhe ka dy fëmijë të vegjël, tani janë burgosur nga Gjykata ne Manchester Croën dhe do të nxirren nga Britania sapo të kenë kryer dënimin.
AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Peruja “fal” Danimarkën/ Pjesa e parë mbyllet me rezultatin e “bardhë”
Previous article Pas Buffon, Paris SG kërkon një tjetër “yll” të Serie A…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al Aktualitet

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore Aktualitet

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore

PAS STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore Aktualitet

PAS STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT