• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SKIFTERET”/ Hetuesit shqiptarë “zbarkojnë” në Belgjikë për dosjen, grupi dyshohet se kreu 40 vjedhje (VIDEO)
Home
Breaking News

“SKIFTERET”/ Hetuesit shqiptarë “zbarkojnë” në Belgjikë për dosjen, grupi dyshohet se kreu 40 vjedhje (VIDEO)

16 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një grup prokurorësh dhe oficerësh të policisë gjyqësore në Shqipëri, udhëtuan drejt Belgjikës për të marrë kontakte me homologet atje, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një grupi shqiptarësh, të cilët dyshohet se kanë kryer të paktën 40 grabitje banesash me dhunë.

Bëhet fjalë për operacion “Picaso”, në kuadër të të cilit tre persona u arrestuan në Shqipëri dhe pesë të tjerë në shtetin belg.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i nisi hetimet për grupin e skifterëve, pas një informacioni të ardhur nga autoritetet belge.

Prokurori Besnik Muci urdhëroi kontrollet në disa banesa në Tiranë, Krujë dhe Laç, ku u gjetën bizhuteri të ndryshme me vlera të konsiderueshme.

Pas goditjes së grupit fund marsin e këtij viti, hetuesit e panë të udhës të zbarkonin në shtetin belg, për të siguruar prej andej prova për të paraburgosurit në Shqipëri.

 

 

Kjo për faktin se aktivitetin kriminal e kanë kryer në disa zona të Belgjikës, dhe vetëm në këtë mënyrë do të provohej fajësia e tyre.

Pjesa më e madhe e provave, por edhe e deklarimeve që kanë dhënë pesë të arrestuarit atje, janë marrë nga hetuesit shqiptarë.

Ndërsa materialet e tjera, kanë mbërritur përmes letërporosisë dhe po përkthehen në Ministrinë e Drejtësisë.

Burime pranë Prokurorisë për Krime të Rënda thanë se në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohen si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

Ndaj të arrestuarve, rëndojnë akuzat e vjedhjes së kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminale, ndërsa po hetohen edhe për pastrim parash, pasi vlerat monetare që kanë përfituar nga shitja e bizhuterive apo sendeve të tjera të vjedhura, i kanë investuar në Shqipëri. BW

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Maradonën e lëshojnë nervat, thyen rregullat në stadium!
Previous article "Drita e kësaj bote"/ Sara Hoxha prek me postimin dedikuar të birit (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al Aktualitet

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore Aktualitet

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore

PAS STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore Aktualitet

PAS STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT