• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRANSPORTI URBAN/ Ndryshon aboneja, nga 1 korriku me fotografi. Ja si do jetë
Home
Sociale

TRANSPORTI URBAN/ Ndryshon aboneja, nga 1 korriku me fotografi. Ja si do jetë

16 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Kërkesa e kahershme e operatorëve të transportit urban qytetas për abonetë e personalizuara, tashmë është realizuar. Muajin tjetër, formati i biletës së pajtimit mujor do të ndryshojë, duke i shtuar veç të dhënave aktuale edhe fotografinë dhe ID e personit që e posedon.

Nga dje, operatorët e transportit kanë afishuar në mjediset e brendshme të urbanëve njoftimin për formatin e ri bashkë me ato që duhet të kenë me vete qytetarët për të blerë abonenë e muajit pasardhës: kartën e identitetit dhe fotografi personale 2.5 cmx 2.5 cm, që do t’i bashkëngjiten abonesë. Vendimi në fjalë ka ngjallur pakënaqësi te familjet, ku një abone përdoret nga më shumë se një person.

Kujtojmë që korrikun e vitit që shkoi disa nga linjat urbane me qëllim maksimizimin e fitimit morën vetë një vendim të tillë për personalizimin e biletave mujore, por shumë shpejt u tërhoqën pasi u cilësua si abuzive. Një vit më pas, kjo gjë bëhet e ligjshme me një udhëzim të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili ka hyrë në fuqi që më 9 maj, ndërsa zbatimi nis nga 1 korriku.

MODELI I RI

Në udhëzimin nr.436, datë 0.5.2018 për disa ndryshime në udhëzimin nr.3743, datë 10.07.2017 “Mbi modelet dhe standardet e biletave të transportit rrugor të udhëtarëve”, bileta në format letër me çmim të parashtypur do të ndryshojnë sipas fotos bashkëngjitur shkrimit.

Në krye të abonesë do të shënohet Republika e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si dhe shiriti i sigurisë, që vërteton që aboneja nuk është false. Në mes të biletës do të jenë muaji i vlefshmërisë, Bashkia Tiranë, lloji i transportit, vendi që do të plotësohet me emër e mbiemër dhe fotografia e përdoruesit.

Udhëzimi përcakton gjithashtu dhe të dhëna të tjera më të detajuara që do të pasqyrohen në abone: çmimi i biletës, lloji i saj (e përgjithshme/linje apo studenti) muaji me shkrim dhe viti me numra natyrorë. Por jo vetëm kaq, në të djathtë të saj do të shënohet numri i kartës së identitetit, numri serial i biletës dhe shtypshkronja e letrave me vlerë, Tiranë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Le Figaro/ Shkresa e delegacionit shqiptar drejtuar qeverisë franceze për agresionin serb
Previous article Umtitin e "masakrojnë" në rrjete sociale për prekjen me dorë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis... Aktualitet

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT