• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gjermania aprovon ligjin për bashkim familjar
Home
Nderkombetare

Gjermania aprovon ligjin për bashkim familjar

16 June, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Mbas muajit gusht refugjatët me status të pjesshëm mbrojteje dhe lejeqëndrimi të kufizuar do kenë mundësi të tërheqin anëtarë të tjerë të familjes. Për gjithë Gjermaninë do të lejohen në të ardhmen të vijnë 1000 familjarë çdo muaj. Këtë vendim ka marrë parlamenti gjerman, Bundestag.

Deputetët aprovuan ligjin e ri me 370 vota pro dhe 279 vota kundër. Tre vota ishin abstenime.

Aktualisht tërheqja e familjeve për këtë grup refugjatësh nuk është e mundur, me përjashtim të disa rasteve që janë raste të vështira. Duke patur parasysh numrin e madh të refugjatëve, Partitë e Unionit, kristiandemokratët dhe socialkristianët patën marrë vendim që ky grup refugjatësh, me status të pjesshëm mbrojtjeje dhe lejeqëndrimi të kufizuar, të ashtuquajturën azil subsidiar, të pjesshëm, të mos kenë të drejtë 2 vjet që të tërheqin familjen. Pjesa më e madhe e këtij grupi janë refugjatë të luftës civile në Siri.

Projektligjet e partisë liberale FDP dhe të të majtëve nuk morën shumicë votash

Sekretari i shtetit në ministrinë e Brendshme, Stephan Mayer (CSU), e quajti ligjin një kompromis të mirë. Njëkohësisht ai tha se është “i kënaqur që mbetet kështu siç është dhe që nuk bëhet ankesë”. Ankesë për mbrojtjen e pjesshme ka pasur nga gushti 2015 deri mars 2016. Sipas vlerësimeve të eskpertëve, kufizimi i numrit në 1000 në muaj do të thotë për shumë refugjatë pritje shumëvjeçare deri sa të ritakohen me familjen. Zëvendëskryetarja e socialdemokratëve Eva Högl tha, që ligji kombinon përgjegjësinë humanitare me drejtimin e kontrolluar. Në Gjermani kanë ardhur refugjatët që nuk janë mbytur në Detin Mesdhe ose nuk kanë marrë në korridorin e Ballkanit, shpesh vetëm një person nga familja. “Ligji është bërë për ta”, tha ajo.

Projektligjet e prezantuara nga FDP dhe Të majtët nuk morën shumicën e votave. Fraksioni i FDP donte mos të bëhej bashkim familjeje për njerëzit me azil të pjesshëm edhe për dy vite të tjera, duke bërë disa përjashtime. Kurse Të majtët donin të mos kishte pengesë për bashkim familjar, duke filluar menjëherë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELBASAN/ "Volvo" del nga rruga, AKSIDENTOHET 29 vjeçarja nga Tirana...
Previous article I destinuar për tu larguar/ Lazio fikson çmimin e Thomas Strakoshës

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT