• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Trump rrit me 25% tarifat e mallrave kineze
Home
Nderkombetare

SHBA/ Trump rrit me 25% tarifat e mallrave kineze

16 June, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të premten vendosjen e tarifave prej 25 për qind ndaj importeve kineze me një vlerë prej dhjetëra miliardë dollarë. Vendimi shkaktoi një hakmarrje të menjëhershme të Pekinit, duke i sjellë dy ekonomitë më të mëdha në botë, në prag të një lufte të përgjithshme tregtare.

Trump, duke përmbushur premtimin që kishte bërë për të mbrojtur pronën intelektuale amerikane nga vjedhja, paralajmëroi se do të vendoste tarifa shtesë nëse Kina kundërpërgjigjej me masa hakmarrëse ndaj mallrave dhe shërbimeve amerikane.

Të paktën fillimisht, tarifat e reja nuk do të arrijnë totalin prej 50 miliardë dollarësh, shumë me të cilën kishte kërcënuar në muajin mars Shtëpia e Bardhë.

Përfaqësuesi tregtar amerikan Robert Lighthizer tha të premten se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë mbledhjen e detyrimeve për 818 mallra kineze me vlerë 34 miliardë dollarë duke nisur nga 6 korriku.

Raundi i dytë, me një vlerë prej 16 miliardë dollarësh për 284 mallra që importohen nga Kina, që do ta çonin totalin në 50 miliardë dollarë, pritet t’i nënshtrohet një procesi shtesë shqyrtimi dhe diskutimi publik, sipas zyrës së përfaqësuesit tregtar amerikan.

“Shtetet e Bashkuara nuk mund të tolerojnë humbjen e teknologjisë dhe pronës intelektuale përmes praktikave të padrejta ekonomike” tha Trump në deklaratë.

Sipas tij “tarifat janë thelbësore për të parandaluar transferimet e mëtejshme të padrejta të teknologjisë amerikane dhe pronës intelektuale në Kinë, gjë që do të garantojë mbrojtje për vendet e punës në Amerikë”.

Kina u përgjigj menjëherë, duke njoftuar vendosjen e tarifa “të barabarta” për produktet amerikane.

“Do të fillojmë menjëherë masat e vendosjes së tarifave, në shkallë dhe forcë të barabartë” thuhej në një deklaratë të Ministrisë kineze e Tregtisë publikuar në faqen zyrtare të saj. Në deklaratë u bëhej gjithashtu thirrje vendeve të tjera të “ndërmarrin veprime kolektive” kundër asaj që cilësohej si “sjellje e vjetëruar dhe e prapambetur”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arsenal-Liverpool, derbi anglez për “yllin” e madh portugez
Previous article Juventusi firmos me sulmuesin për 5 vite, rikthim i madh për “Zonjën e Vjetër”

F.autor

Postime të ngjashme

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT