Akuzohen se kanë kryer të paktën 26 vjedhje dhe një grabitje.
Shkaktuar panik për gati 1 muaj në gjithë veriun e Italisë.
Udhëtuan me një Audi të verdhë të vjedhur në Zvicër. Bëhet fjalë për 3 shqiptarë, të njohur edhe si ‘Banda e Audit të Verdhë’.
Dy vite më parë ata terrorizuan veriun e shtetit fqinj. Sot ndodhen në burg.
Gjatë ditës së sotme prokuroria italiane e Padovas ka kërkuar dënimin me 15 vite burg tre të arrestuarve.
Nga ana e saj, pala mbrojtëse ka kërkuar rrëzimin e akuzave dhe për këtë arsye, pas pak javësh do të bëjë edhe mbrojtjen.
Vendimi pritet të jepet më vonë.


