• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI/ Fëmijët emigrantë po dhunohen barabarisht nga policia kufitare në Francë
Home
Nderkombetare

RAPORTI/ Fëmijët emigrantë po dhunohen barabarisht nga policia kufitare në Francë

15 June, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Organizata bamirëse “Oxfam” thotë se policia franceze e kufirit po keqtrajton fëmijët emigrantë, të cilët kërkojnë të hyjnë në Francë nga Italia, duke i kthyer ata mbrapsht në kundërshtim me ligjin francez dhe atë të Bashkimit Evropian.

“Disa fëmijë madje, e kishin shuallin e këpucëve të prerë, përpara se të ktheheshin për në Itali“, thotë një anëtar i stafit të Oxfam-it në një raport të sapo lëshuar me titull: “Askund, por jashtë”.

“Policia u bërtet, qesh me ta, i shtyn dhe u thotë se nuk do të kaloni kurrë“, thuhej nga një punonjës i organizatës. “Disa fëmijëve u janë konfiskuar telefonat celularë. Ata kanë humbur të gjitha të dhënat e tyre dhe madje nuk mund t’u telefonojnë as prindërve të tyre“, shkruhej në raport.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri i ri italian Giuseppe Conte takohen të premten mes tensioneve që kanë përfshirë dy vendet lidhur me emigrantët.

Më parë gjatë kësaj jave, zoti Macron ishte kritik ndaj Italisë për mos pranimin e qindra emigrantë që ndodheshin në një anije shpëtimi, duke e quajtur sjelljen e Italisë “të papërgjegjshme”. Ministri i ri i brendshëm italian Matteo Salvini iu kundërvu kritikave duke thënë se Franca duhet të marrë më shumë emigrantë dhe se zoti Macron “në vend të flasë, duhet të veprojë”.

Të enjten zoti Macron tha se “është koha për veprim kolektiv” dhe se ai kurrë nuk “kishte patur për qëllim të ofendonte” Italinë.

Sipas raportit “Askund, por jashtë”, rreth 16.500 refugjatë dhe emigrantë të tjerë po qëndrojnë brenda dhe rreth qytetit të vogël italian Ventimilja, shtatë kilometra nga kufiri francez. Një në katër emigrantë është fëmijë i pashoqëruar nga askush.

Raporti thotë se nuk ka asnjë “marrëveshje” që qyteti i Ventimilja-s të kujdeset për fëmijët e kthyer. “Pasi zbresin nga treni, ata lihen pa kujdesin e askujt“.

Të rriturit dhe fëmijët shpesh detyrohen të kthehen në Itali. “Përgjatë rrugës, takuam njerëz që ecnin nën shi apo diellin përvëlues“, thuhet në raportin e Oxfam-it. “Personi i fundit që takuam ishte një vajzë e re nga Eritrea që mbante në dorë foshnjën e saj vetëm 40 ditëshe“.

Raporti thotë se policia franceze shpesh i ndryshonte dokumentet e fëmijëve të pashoqëruar për t’i bërë ata të dukeshin më të mëdhenj në moshë dhe i kthenin në Itali.

Shumë prej fëmijëve po përpiqen të shkojnë tek familja dhe miqtë e tyre në Francë apo dhe vende të tjera evropiane, thuhet në raportin e organizatës bamirëse.

Oxfam-i ka nxitur Italinë, Francën dhe të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian që “të ndajnë përgjegjësinë për strehimin e azilkërkuesve në mënyrë më të barabartë, me qëllim garantimin e të drejtave dhe nevojave të tyre si dhe t’u jepet prioritet lidhjes me familjet dhe të afërmit që ata kanë“.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 10 sandalet që duhet t’i keni patjetër në garderobën e kësaj vere
Previous article Çmenduri e francezëve, 53 orë me autobus për në Rusi

F.autor

Postime të ngjashme

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT