• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dosja “Habilaj-Tahiri”, zbardhen rolet e tre zyrtarëve të policisë në arrati: Gjergj Kohila anëtar aktiv
Home
Breaking News

Dosja “Habilaj-Tahiri”, zbardhen rolet e tre zyrtarëve të policisë në arrati: Gjergj Kohila anëtar aktiv

15 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen rolet e tre zyrtarëve të Policisë të arratisur në trafikun e drogës  në lidhje me çështjen Habilaj-Tahiri.

Në dosjen e siguruar thuhet se Sokol Bode iu ka ofruar ndihmë dhe ka mbajtur lidhje me trafikantët Habilaj që të realizonin me sukses trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

“Nga hetimet e kryera rezulton se pjesëmarrës të këtij grupi kriminal janë edhe shtetasit Sokol Bode, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Dhërmi, i cili ka mbajtur lidhje duke ju ofruar ndihmë dhe mbështetje anëtarëve të këtij grupi kriminal me qëllim realizimin e trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria drejt Italisë”,- thuhet në dosjen e siguruar nga “BalkanWeb”.

Nga ana tjetër një rol aktiv siç thuhet në dosje rezulton të ketë pasur edhe shefi i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve Gjergj Kohila, i cili thuhet të ketë bashkëpunuar drejtpërdrejt me trafikantët.

“Po ashtu rezulton se ka dyshime për faktin se shtetasi Gjergj Kohila, me detyrë Shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka mbështetur dhe ka bashkëpunuar me anëtarët e këtij grupi kriminal në kultivimin e bimëve narkotike dhe më pas trafikimin e saj”,- sqarohet në dosje.

“Gjithashtu, nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Jaeld Cela, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së policisë Vendore Vlorë në bashkëpunim me punonjësit e policisë Gjergji Kohila, Sokol Bode dhe punonjës policie të tjerë, kanë mbështetur, garantuar e bashkëpunuar me anëtarë të grupeve kriminale për kultivimin e bimëve narkotike, më pas trafikimin e saj jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”,- thuhet ndër të tjera.

SI U LARGUAN NGA SHQIPËRIA TRE ISH-ZYRTARËT

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka shpallur në kërkim tre ish-zyrtarët dhe është e bindur se mosprangosja e zyrtarëve të lartë të policisë së qarkut Vlorë, ishte dekonsperuar nga kolegët e tyre.
Oficerët e policisë gjyqësore, kishin arritur të binin në gjurmët e ish-funksionarëve të policisë 2 ditë para se të lëshoheshin 3 urdhërat e ndalimit, ku për Sokol Boden gjykata kishte vendosur më herët “arrest në burg” në mungesë.
Për këtë arsye, -theksoi prokuroria- dyshimet se mund të ketë pasur rrjedhje të informacionit nga vetë strukturat policore, pasi të tre të kërkuarit ishin lokalizuar më herët dhe pritej vetëm arrestimi i tyre. Edhe pse në sistemin TIMS, Jaeld Çela ishte larguar më 22 tetor 2017 nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit me një kompani flutrimi drejt shtetit Turk, ai, -thekson organi i akuzës- kishte hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në vendin tonë.
Burimet nga grupi hetimor konfirmuan se Çela kishte mundur të largohej përsëri jashtë territorit shqiptar mbëmjen e 20 nëntorit duke i shpëtuar prangosjes.

Të njëjtën mënyrë kamuflimi kishin ndjekur edhe dy drejtuesit e tjerë të policisë Vlorë.

Sokol Bode ishte larguar me automjet nëpërmjet Pikës Kufitare të Muriqanit më date 29 gusht të këtij viti. Ndërkohë Gjergj Kohila ishte regjistruar në sistemin TIMS më 11 nëntor dhe kishte dalë nga pika kufitare e Kakavijës. Emrat e tre personave nën hetim, ishin regjistuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda rreth një vit më parë, ku ish-drejtori i qarkut Vlorë, Jaeld Çela, së bashku me dy vartësit e tij, kishin siguruar kushtet për paprekshmërinë e grupit kriminal të Habilajve. Në tetor të 2016-s në zonën e Treblovës dhe Veshdanisht u sekuestruam rreth 23 tonë kanabis dhe u prangosën 6 persona. BalkanWeb.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Egjipt - Uruguaj/ Nis pjesa e dytë, dy skuadrat duan "të rrëmbejnë" 3-pikët
Previous article Uruguai e Egjipti e mbyllin "në paqe" pjesën e parë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al Aktualitet

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore Aktualitet

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore

PAS STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore Aktualitet

PAS STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT