• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Projektet e qeverisë për turizmin shqiptar dhe statusi i “investitorit special”
Home
Ekonomi

Projektet e qeverisë për turizmin shqiptar dhe statusi i “investitorit special”

18 November, 2017 Ina.Autor Ekonomi

Qeveria synon që brenda disa vitesh Shqipëria të kthehet në një destinacion për turizmin elitar.
Paketa fiskale dhe dhënia e statusit “investitor special”, për grupet e hoteleve që do të afrohen për të ndërtuar në vendin tonë, do të rrisë numrin e restoreve dhe hoteleve me 4 e 5 yje dhe do të sigurojë marrëveshje me marka ndërkombëtare.

Në një intervistë për Televizionin Klan, Ministri Blendi Klosi thotë se gjitha këto nisma do të bëjnë që numri i turistëve të kategorisë së parë të sigurohen nga vetë grupet e hoteleve që do të vijnë në Shqipëri.

Nëse ne nuk tentojmë edhe të puntojmë në turizimin elitar, që sjell më shumë buxhet për ekonominë shqiptare do të dalim shumë shpejt jashtë këtij tregu, që për momentin është në kulmin e tij në rajonin e Mesdheut”.

Turizmi elitar do të zhvillohet në 4 zona që janë identifikuar me përparësi në zhvillimin e turizmit, përfshirë dhe atë malor në Alpe. Ministri Klosi sqaron se deri tani janë disa investitorë që kanë shfaqur interes.

“Në Alpet e Shqipërisë, në bregdetin tonë klasik, në bregdetin e jugut të ri dhe në zonat në të cilat ne e kemi përparësi zhvillimin e turizmit.”

Që të përfitosh statusin e “special” duhet një vlerë investimi minimale prej 8 milion euro.

“Për kuadër të hoteleve me 5 yje, do të jetë mbi 15 milion euro, për ato me 4 yje, në 7 – 8 milion euro. Garantojnë nëpërmjet emrit të tyre që ky investim dhe kjo lehtësi fiskale, shkon drejt një suksesi”.

Por çfarë humb Shqipëria nëse ul taksat për këtë kategori?

“Është një politikë e cila vetëm shton të ardhurat në buxhetin e shtetit.”

Përveç heqjes së një pjese të taksave, qeveria ka depozituar në Kuvend edhe nismën për të ndryshuar ligjin për turizimin.

Grupi investitor duhet të bashkëpunojnë me një markë të mirënjohur në arenën ndërkombëtare për t’u çertifikuar si i tillë, ku përveç vlerës së investimit, duhet të respektojë afatet për të përfunduar projektin.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shkodër/ zv.kryeministrja: Buxheti 2018, qeveria kërkon bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës
Previous article Djali i Gjebreas uron të dashurën për ditëlindje, nuk mungon as komenti i të ëmës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NAFTA ARRIN NË NIVEL REKORD/ Çmimi shkon në 229 lekë për litër, benzina 219 lekë! A rrezikohet furnizimi në Shqipëri? Ekonomi

NAFTA ARRIN NË NIVEL REKORD/ Çmimi shkon në 229 lekë për litër, benzina 219 lekë! A rrezikohet furnizimi në Shqipëri?

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet Ekonomi

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln € Ekonomi

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln €

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT