• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ministri i Jashtëm gjerman flet për zgjerimin e BE-së: Ballkani duhet të jetë brenda
Home
Shqipëri

Ministri i Jashtëm gjerman flet për zgjerimin e BE-së: Ballkani duhet të jetë brenda

15 June, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass ka komentuar çështjet e zgjerimit të Bashkimit Europian. Në një editorial në “Atlantic Council”, ai shkruan se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk integrohen në BE atëherë do të ketë pasoja fatale.

Ministri gjerman ka komentuar dhe progresin që ka bërë Shqipëria në rrugën e saj për t’u integruar në Bashkimin Europian. Sipas Mass, vendi ynë është duke shënuar hapa progresi në çështjen e Reformës në Drejtësi.

Ai shprehet se është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Natyrisht, pranimi në BE është i kushtëzuar dhe vendet aspirantë duhet që të përmbushin kritere të përcaktuara qartë. Kjo nuk është vënë kurrë në dyshim. Fokusi është në demokracinë liberale dhe në një shtet funksional të bazuar në sundimin e ligjit. Disa vende kanë bërë përparim të mirë në këto fusha. Një shembull është ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, e cila në të ardhmen do të quhet Republika e Maqedonisë Veriore. Shqipëria ka bërë gjithashtu përparim të dukshëm duke kryer reforma ambicioze në drejtësi. Kjo është arsyeja pse unë shprehimisht mbështes hapjen e kushtëzuar të bisedimeve të pranimit me këto dy vende”.

Heiko Mass, ministër i Jashtëm i Gjermanisë
Deklarata e ministrit të Jashtëm gjerman vjen në një kohë kur 3 vende të Bashkimit Europian, janë shprehur skeptike për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Franca, Holanda dhe Gjermania janë shprehur se Shqipëria duhet të bëjë ende progres në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Afati final për hapjen e negociatave është 28 qershori, datë kjo kur pritet të bëhet publik vendi i BE-së për Shqipërinë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Prapaskena e merkatos/ Juventusi ka shitur Higuainin dhe pret Kavanin
Previous article Donald Trump Jr. nis romancë të re, reagon ish-bashkëshortja (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT