• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Bizneset e huaja rrisin sërish transferimin e fitimeve jashtë vendit
Home
Ekonomi

Bizneset e huaja rrisin sërish transferimin e fitimeve jashtë vendit

15 June, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Sipërmarrjet e huaja po transferojnë gjithnjë e më shumë fitime këto dy vitet e fundit, duke iu afruar niveleve rekord të arritura në periudhën 2008-2010, kur kompanitë celulare kishin norma të larta fitimi.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, të ardhurat dalëse të investimeve (kryesisht transferimi i fitimeve) ishin 82 milionë euro në janar-mars, me një rritje prej 4% në krahasim me tremujorin e parë 2017. Në raport me dy vite më parë, transferimi i fitimeve pothuajse është dyfishuar.

Banka e Shqipërisë thotë se nga shuma prej 82 milionë euro, 63 milionë euro ishte fitimi i riinvestuar dhe 19 milionë euro ishin pagesat e interesave.

Pas periudhës 2008-2010, fitimi i transferuar ra ndjeshëm, pasi rritja e konkurrencës dhe maturimi i tregjeve të telekomunikacionit çoi në tkurrjen e fitimeve të dy operatorëve kryesorë celularëve.

Në tremujorin e parë 2013, transferimi i fitimeve ra në nivele minimale prej 10 milionë euro, për të filluar rritjen më pas. Përmirësimi i aktivitetit të bankave dhe rritja e kompanive koncesionare vlerësohen si arsyet kryesore që kanë çuar në këtë tendencë.

Nuk ka më efekt te kursi

Transferimi i fitimeve të operatorëve celularë ishte arsyeja kryesore e rritjes së ndjeshme të euros pas vitit 2009. Në atë kohë, transferimi vjetor i fitimeve ishte 300-400 milionë euro (niveli rekord është arritur në 2009-n me 402 milionë euro, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë), duke bërë që monedha e përbashkët të kërcente brenda dy viteve nga 123 lekë në rreth 140 lekë. Në ata kohë transaksionet ditore të kursit ishin më pak se 20 milionë euro, ndaj dhe shuma të tilla e ndikuan aq shumë kursin, sa Banka e Shqipërisë i këshilloi kompanitë të bënin konvertime graduale dhe jo të gjitha shumat njëherësh.

Dy vitet e fundit, ndonëse transferimi i fitimeve ka ardhur në rritje, (në vitin 2017 ai arriti gati 300 milionë euro dhe në tremujorin e parë 2017 ishte në nivelin më të lartë nga 2009, kërkesa për valutë nga kompanitë nuk ka ndikuar në forcimin e euros. Përkundrazi, euro është zhvlerësuar dy vitet e fundit. Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, arsyeja lidhet me rritjen e volumit ditor të transaksioneve (që aktualisht vlerësohet rreth tre herë më e lartë se në atë kohë), si dhe me ofertën e shtuar në euro vitet e fundit, që vlerësohet se ka ardhur kryesisht nga kanale informale, pasi të dhënat zyrtare të bilancit të pagesave nuk raportojnë rritje të sasisë së valutës të hyrë në Shqipëri nga burimet zyrtare.

Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sa litra ujë duhet t’i pimë gjatë ditëve të nxehta të verës
Previous article Noizy kush? Kur të mësoni sa paguhet ky reper shqiptar në koncerte, do të mbeteni pa fjalë (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT