• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Marrëveshja Athinë-Shkup nënshkruhet në fundjavë, çfarë pritet në Prespë
Home
Rajon

Marrëveshja Athinë-Shkup nënshkruhet në fundjavë, çfarë pritet në Prespë

15 June, 2018 Ina.Autor Rajon

Marrëveshja për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë pritet të nënshkruhet të shtunën ose të dielën në Prespë. Në këtë ngjarje të quajtur historike, do të jenë të pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ndërmjetësi në bisedimet për çështjen e emrit Matthew Nimetz, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, dhe komisioneri për zgjerim i BEsë, Johannes Hahn.

Kjo, për t’i dhënë rëndësinë e duhur zgjidhjes së konfliktit shumëvjeçar mes fqinjëve. Prania e këtyre figurave të rëndësishme ndërkombëtare mund të krijojë edhe një lloj “zbutjeje” të qëndrimit kundër marrëveshjes nga opozitat e të dy vendeve. Marrëveshja pritet të nënshkruhet nga ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias.

Të pranishëm në Prespë do të jenë edhe Kryeministrat Zoran Zaev dhe Alxsis Tsipras. Marrëveshja mund të nënshkruhet të shtunën ose dielën, kjo në varësi të votëbesimit të Kryeministrit Tsipras në Kuvendin grek. Marrëveshja për emrin përmban renditjen e obligimeve që kanë marrë palët. Detyra e parë pas nënshkrimit zyrtar do të jetë ratifikimi në Parlamentin e Maqedonisë, informimi i Athinës zyrtare për ratifikimin dhe organizimi i Referendumit në Maqedoni.

Pas tij pritet të fillojë procedura për ndryshime kushtetuese, të cilat duhet të përfundojnë brenda vitit 2018. Hapi tjetër, pasi Shkupi zyrtar të njoftojë Athinën edhe për ndryshimet në pjesën ligjore, është propozimi i ratifikimit të marrëveshjes në Parlamentin grek. Pas gjithë këtyre hapave, emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut do të përdoret edhe zyrtarisht.

Emri do të përdoret në të gjitha organizatat relevante ndërkombëtare, multilaterale dhe rajonale, institucione dhe forume, duke përfshirë të gjitha takimet dhe korrespodencat, në të gjitha marrëdhëniet e tyre bilaterale, me vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Besiktas i kërkon Realit, Gutin dhe Hakimin
Previous article Bota e showbizz-it në zi! Ndahet nga jeta talenti i...(FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT