• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Ato i kanë pothuajse të gjitha; pasuri, famë, bukuri, por nuk kanë fat në dashuri
Home
Showbiz

Ato i kanë pothuajse të gjitha; pasuri, famë, bukuri, por nuk kanë fat në dashuri

18 November, 2017 Ina.Autor Lifestyle, Showbiz

Angelina Jolie pohon se ka përfunduar me meshkujt, ndërsa Jane Seymoure asnjëherë nuk ka menduar se do të mbetet vetëm në moshën 67-vjeçare.
Diane Lane (52) është beqare që nga viti 2013, pasi i dha fund lidhjes 9-vjeçare me bashkëshortin e dytë Josh Brolin. Ajo nga bashkëshorti i saj i parë, aktori francez Christopher Lambert u divorcua në vitin 1994, pasi që një kohë të gjatë kishin jetuar të ndarë.
“Natyrisht, kam dëshiruar të gjej një burrë të vërtetë, por kënaqem edhe në vetmi”, thotë ajo.
Jane Fonde (79) dhe producenti Richard Perry, pas tetë vjet qëndrimi në lidhje, u ndan sivjet, por diva legjendare nuk është dëshpëruar.
“Jane shpreson të gjejë dikë me të cilin do të kalojë pjesën tjetër të jetës, por është e vetëdijshme se ka mundësi që të mbetet e vetmuar”, ka thënë një burim i afërt me aktoren.
Fituesja e Oscarit ishte në lidhje me regjisorin francez Roger Vadim që nga viti 1965 deri 1973, ndërsa me Tom Hayden ishte në lidhje nga viti 1973-1990.
Pas dirvorcit me bashkëshortin e tretë Ted Turner, pas dhjetë vjet qëndrimi së bashku, ajo u pajtua të jetoj e vetmuar.
“Është mirë të jesh vetëm”, kishte deklaruar ajo.
Jonathan Bricklin (41) ishte burri i fundit në të cilin ishte dashuruar Susan Sarandon (71). Por dashuria, shpërtheu pasi që Jonathan u dashurua në Marina Picasso, mbesën e Pablo Picasso.
Jeta e yllit të filmit “Thelma and Louise” ka përfshirë edhe martesën me aktorin Chris Sarandon, regjisorin francez Louis Malleo, rokerin David Boëie dhe italianin Franco Amurri. Aktorja ishte në lidhje edhe me Tim Robbinson, me të cilin ka dy fëmijë.
“Ndoshta ka kaluar mbi 70-vjetë, por ajo është ende ndër femrat më seksi në industrinë e filmit. Edhe më tej shpreson të gjejë një mashkull, i cili do t’i përgjigjet në tërësi”, thotë një burim.
Jane Seymour, të cilën publiku e mban mend nga seria ‘Dr. Quinn, medicine ëoman’, po ashtu është e vetmuar.
“Asnjëherë nuk ka menduar se do të mbetet e vetmuar në moshën 67-vjeçare. Fëmijët e saj janë rritur dhe shtëpia e saj është e zbrazët. Merret me hobi dhe shëtitje të gjata. Ende duket fantastike, përkujdeset për pamjen dhe askush nuk e ka të qartë si nuk mund të gjejë një mashkull të vërtetë”, thotë një burim i afërt me aktoren, e cila ka qenë e martuar tri herë.
As martesa e tretë me Brad Pitt, për Angelina Jolie nuk përfundoi me fat. Lajmi për ndarjen e tyre shokoi botën, pasi ishte konsideruar si çifti më i mirë i të gjitha kohërave, por duket se ata nuk ndiheshin njësoj.
Aktorja dhe humanistja e madhe shpesh flet se ka përfunduar me meshkuj një herë e përgjithmonë, por miqtë e saj në media shpesh flasin se është vetëm çështje kohe kur ajo serish të dashurohet.
“Duket e bukur për moshën që ka dhe nuk ekziston mashkull që nuk do të dëshironte të jetë me të”, komentojnë të afërmit e saj.
Edhe jeta e dashurisë së Demi Moore (55) ishte kryesisht turbulente. Pas ndarjes nga Bruce Ëillis, me të cilin ka tri vajza, u dashurua në kolegun më të ri Ashton Kutcher. Pas ndarjes prej tij, ajo nuk pati më lidhje serioze.
“Demi ka 55-vjeç dhe duket më bukur se asnjëherë më parë, por ajo kohën e lirë e kalon në shoqëri me fëmijët e saj”, thotë një burim i afërt me aktoren.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rregullat e reja nga tatimet/ Ja kush shpëton nga gjobat
Previous article (VIDEO) TRAGJIKE/ Vdes në garë motoçiklisti i famshëm anglez

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"I DASHURUAR"/ Stine ngacmon Brikenën për Mateon, reagimi i dy ish-banorëve të Big Brother Gossip

"I DASHURUAR"/ Stine ngacmon Brikenën për Mateon, reagimi i dy ish-banorëve të Big Brother

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe Gossip

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse... Gossip

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT