• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gjykata Kushtetuese MBAN PENG marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë? Meta: Takimi me Ramën…
Home
Shqipëri

Gjykata Kushtetuese MBAN PENG marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë? Meta: Takimi me Ramën…

14 June, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Një ditë pas takimit në Presidencë me Kryeministrin Edi Rama, kreu i shtetit Ilir Meta ka konfirmuar edhe zyrtarisht se arsyet e vizitës sipas tij, kishin të bënin me marrëveshjen e detit.

Presidenti përpiqet të nënvizojë qartë se pavarësisht diskutimit me kreun e qeverisë, ai pret që informacionet zyrtare sa i takon negociatave me palën greke për marrëveshjen e re detare, e pret nga institucioni që ngarkon ligji.

“Takimi i djeshëm me Ramën ka qenë normal. Natyrisht edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë, kemi diskutuar, por jemi në një proces për të marrë vendime të mëtejshme, pasi Presidenca pret informacione edhe më të plota, sipas standardeve më serioze, që meriton kjo çështje”.

Presidenti ka shmangur një përgjigje të prerë për dhënien e autorizimit në rastin kur drafti i marrëveshjes së re të jetë gati, por ai u ndal gjatë tek rëndësia që ka rifunksionimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila do të duhet të vendosë mbi vlefshmërinë e këtij dokumenti, siç ndodhi në 2009.

“Është e domosdoshme të kemi sa më shpejt një Gjykatë Kushtetuese funksionale për të vlerësuar kushtetutshmërinë e debateve, ligjeve dhe akteve.”

Meta nuk flet as për vija të kuqe dhe as për kushte, por specifikon se do të bazohet vetëm tek hapësirat që i lë Kushtetuta për vendimmarrjen e tij.

Mes shumë pyetjeve që Presidenti pranoi të përgjigjej, në një aktivitet të Kryqit të Kuq, ai komenton dhe debatin për teatrin mes artistëve dhe një ish-artisti si Kryeministri.

Për çeljen e negociatave, një tjetër temë që është diskutuar në takimin mes Ramës dhe Metës, ky i fundit përsërit të njëjtin qëndrim, rëndësinë që hapja e tyre të ndodhë në Qershor, veç të tjerave edhe për të rritur kontrollin e BE mbi reformat e Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEFASON imami: Mos i lini gratë dhe vajzat të shkojnë në det, rrihini me bishtin e sëpatës... (VIDEO)
Previous article Blunt dhe Real 1 me borxhe ndaj Gjikos?! Këngëtari i FËLLIQ, i kërkon lekët publikisht në...

F.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET ME TENSION SEANCA/ 83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re Breaking News

MBYLLET ME TENSION SEANCA/ 83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

VIDEOLAJM/ Momenti kur Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit Politikë

VIDEOLAJM/ Momenti kur Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit

KUVEND/ Deputetët e opozitës presin kryeministrin me këngën ‘Rama jepe dorëheqjen’ Politikë

KUVEND/ Deputetët e opozitës presin kryeministrin me këngën ‘Rama jepe dorëheqjen’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT