• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Veliaj: Teatri i ri kushton rreth 30 milionë euro, për 13 vite nuk do kishim asnjë investim
Home
Kulturë
Trashegimi

Veliaj: Teatri i ri kushton rreth 30 milionë euro, për 13 vite nuk do kishim asnjë investim

14 June, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Kulturë, Sociale, Trashegimi

Në bashkëbisedimin me artistët, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj sqaroi edhe çështjen e financimit të ndërtimit të teatrit të ri kombëtar në kryeqytet.

Në fjalën e tij, Veliaj shprehu bindjen se është zgjedhur formula më e mirë qoftë për artistët, qoftë për qytetin e Tiranës që do të marrin një dhuratë fantastike me teatrin e ri.  Ai tha se sipas vlerësimeve, teatri i ri do të kushtojë rreth 30 milionë euro, një kosto tepër e lartë.

“Pas vlerësimeve tona kush ka qenë jashtë dhe ka pyetur sa janë kostot e teatrove të rinj dhe atyre që ndërtohen e di që pak a shumë shkon 4-5 fishi i një pallati se nuk është pllaka manjelike dhe tuba hidraulikë.

Pra kostot dhe me çmimet e Shqipërisë për teatrin nëse do ti bënim një ekuivalentim për rreth 9500 m2 do të ishin 30 milionë euro duke pasur parasysh nj investim prej 3000 eurosh/m2 që të ketë gjithë parametrat e një teatri modern. Pyetja është sa janë, janë shumë apo pak? Unë e di që 99 % e njerëzve pas 3 shifrave nuk i kuptojnë më sa janë vlerat.

Nga viti 2005-2013, pra në dy mandate të qeverisë së kaluar janë harxhuar 1.8 miliardë lekë për kulturën në total. Nga qeveria e re në 5 vite 1.5 miliardë lekë. Pra në total 13 vite investim për çdo gjë në kulturë kanë këto lloj kosto.

Është një mënyrë për të ilustruar se nëse ne do të pranonim që ta bënim këtë gjë vetë atëherë në 13 vite ne nuk do të kishim asnjë investim, asnjë performancë, as një financim apo sponsorizim të artit dhe të kulturës në republikën tonë nëse të gjitha do të shkonin për këtë projekt dhe do të duhej që për 13 vjet t’i fusnim në frigorifer të gjitha idetë dhe të gjitha planet që kemi për të bërë këtë.

Ua jap vetëm për efekt llogaritje se për çfarë shumash po flasim edhe në fakt sa kushton arti dhe kultura ose buxhetet normale në Shqipëri”, deklaroi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rrëfehet Allegri/ Ja pse refuzova klubin më të mirë në botë
Previous article Komisioneri Johanes Hahn: I bëmë një premtim Shqipërisë dhe ajo plotësoi kërkesat tona, tani vendimi na takon ne

Redaktor2

Postime të ngjashme

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash Aktualitet

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin Aktualitet

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori Aktualitet

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT