Në takimin e thirrur nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministria e Kulturës Mirela Kumbaro me artistët për fatin e Teatrit Kombëtar, ka folur edhe aktori Reshat Arbana.
Ai ka kërkuar që godina e teatrit të mbetet aty, duke nënvizuar se ndërtimi i godinave të tjera të larta rrotull tij nuk do të ishin korrekte.
Aktori i madh, i ka bërë thirrje institucioneve që të konsultohen me ekspertë të fushës mbi restaurimin pasi nëse do dëgjohen të gjitha mendimet e artistëve nuk do gjehet një konsensus.


