• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Transportonin shqiptarë klandestinë me furgon/ Burgosen babë e bijë në Britani, ata pretenduan se… (EMRAT)
Home
Breaking News

Transportonin shqiptarë klandestinë me furgon/ Burgosen babë e bijë në Britani, ata pretenduan se… (EMRAT)

14 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një baba dhe vajza e tij janë dënuar me burg, pasi tentuan të trafikonin 9 persona, 8 prej të cilëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar me një furgon kampingu.

Baden Williams, 47-vjeç dhe vajza e tij Latasha Perry, 27 vjeçe u shpallën fajtorë për krijimin e kushteve për emigracion të jashtëligjshëm nga gjykata e Canterbury në Britani, më 8 Qershor. Williams u dënua me 5 vjet dhe 6 muaj burg, ndërsa vajza e tij u dënua me 4 vjet heqje lirie.

Dyshja u ndaluan më 1 Maj të vitit të shkuar nga oficerët e kufirit në një zonë kontrolli në Coquelles të Francës, përpara se të futeshin në Tunel.

Williams ishte në timon, ndërsa Perry qëndronte e ulur në anën e pasagjerit. Ata pretenduan se po riktheheshin nga një fundjavë e gjatë, të cilën e kishin kaluar në veri të Francës.

Por kur oficerët kontrolluan furgonin, ata zbuluan 9 persona, 8 shqiptarë (7 burra dhe një grua), si dhe një turk. 4 ishin fshehur në zonën ku flihet, direkt mbi kabinën e shoferit, ndërsa 5 të tjerët ishin futur në një dollap magazinimi në fund të furgonit.

 

Babë e bijë fillimisht thanë se nuk ishin në dijeni që po transportonin emigrantë, megjithatë hetimet zbuluan se dyshja ishte përfshirë në trafikun e jashtëligjshëm dhe pas 1 viti u dënuan për krimin e kryer./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shastisja e Trump mbi Korenë e Veriut
Previous article Fenomeni Ronaldo zgjedh midis Messit dhe Cristianos para Kupës së Botës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

ZJARR NË PERIFERI TË VLORËS/ Flakët përhapen drejt banesave, ja shkaku Aktualitet

ZJARR NË PERIFERI TË VLORËS/ Flakët përhapen drejt banesave, ja shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT