• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
17-VJEÇARJA U GJET E VARUR NE PEME/ Të gjitha rastet kur të rinjtë kanë zgjedhur VETEVRASJEN si zgjidhjen e vetme… (DETAJE)
Home
Breaking News

17-VJEÇARJA U GJET E VARUR NE PEME/ Të gjitha rastet kur të rinjtë kanë zgjedhur VETEVRASJEN si zgjidhjen e vetme… (DETAJE)

14 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në një fshat të qytetit të Lushnjës. Prindërit e një vajze 17-vjeçare janë terrorizouar kur e kanë gjetur bijën e tyre të varur në pemë. Ngjara mendohet të ketë ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme ndërsa prindërit e kanë gjetur të pajetë trupin e saj ditën e sotme rreth orës 5 të mëngjesit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, gjithashtu në pyetje janë marrë edhe prindërit për të zbuluar shkaqet që e çuan të renë të marrë vendimin tragjik.

Vetëvrasja është ende shkaku kryesor i vdekjve në mesin e të rinjve të moshës 15-24 vjeç.

Janë të shumta arsyet që i detyrojnë të rinjtë dhe jo vetëm, të shikojnë VETEVRASJEN si zgjidhjen e vetme të të “TE GJITHA PROBLEMEVE”.

Rikujtojmë rastin tragjik të rreth një viti më parë kur një tjetër 17-vjeçare u gjet pas shumë ditësh në kërkim, e varur në një pemë.
Njoftimi i Policisë 20 Shtator 2017
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës. Një 17-vjeçare banuese në fshatin Gdheshtë të Kukësit, është gjetur e vetëvarur.
Vajza me inicialet A.H ishte shpallur e zhdukur nga familja, pasi ishte larguar nga banesa prej 18 ditësh.
Pas denoncimit të babit, Policia ka nisur kërkimet.  Gjatë kontrollit të territorit në fshatin Pistë, në kodër, 17-vjeçarja është gjetur e varur me litar në një pishë. Nga ekspertiza mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, si dhe dyshohet të jetë vetëvarur.

Një rast i till ka ndodhur edhe në Tepelenë ku i iru është gjetur në momentet e kryerjes së vetëvrasjes por pa mundur të shpëtohej.
Njoftimi i Policisë
23-vjeçari i dha fund jetës në mënyrë tragjike.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurtiez në Buz të Tepelenës, ku i riu u gjet i vetëvarur në degën e një peme nga familjarët e tij. Në momentin që e kanë parë para kryerjes së vetëvrasjes me varje, babai i tij, Selman Bilaj, është përpjekur që ta shpëtojë, por pa rezultat.
Ata i janë afruar për t’i hequr lakun e litarit nga qafa, por mësohet se i riu kishte ndërruar jetë.
Pema e kumbullës ku 23-vjeçari kreu vetëvrasjen ndodhej jashtë oborrit të shtëpisë. Mësohet se i riu prej mbi një viti kishte kërkuar punë pa reshtur, por nuk kishte pasur sukses. Madje, ai kishte emigruar dhe në Greqi për t’i krijuar vetes më shumë shanse për punësim, por ishte rikthyer në Shqipëri pas tentativës së dështuar.
Mosgjetja e një pune, e kishte zhytur të riun në një gjendje depresive, gjë që e çoi dhe drejt vetëvrasjes. Grupi hetimor, pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Në vitin 2015 u shënua gjithashtu një rast tragjik ku i varur në pemë u gjet një 15vjeçar.
Njoftimi i Policisë
Gjendet trupi i pajetë i një adoleshenti në Lezhë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Tresh, ku 16 vjeçari, M.Ndoja u gjet u varur në një pemë pranë banesës. Mësohet se trupi i pajetë i të miturit është gjetur nga familjarët, të cilët më pas kanë bërë dhe denoncimin në polici.

Viktima është transportuar drejt morgut të Lezhës, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar edhe shkaqet e vdekjes. Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Depresioni u bë shkaktar për një rast tjetër të shënuar këtë vit në Pogradec.
Njoftimi i Policisë
Një 28-vjeçar u gjet i varur në një pemë, pranë banesës së tij në fshatin Dardhas, në Pogradec.
Sipas një njoftimi nga policia lokale, 28-vjeçari me iniciale I.H. ka kryer vetëvrasje.
Grupi hetimor zbuloi se i riu vuante nga depresioni dhe mjekohej për këtë sëmundje.

AlpeNews.al 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtare/ Real Madridi e prezanton sonte trajnerin Julen Lopetegui
Previous article Banka amerikane eliminon Messi-n në çerekfinale, zbulon fituesin

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

ZJARR NË PERIFERI TË VLORËS/ Flakët përhapen drejt banesave, ja shkaku Aktualitet

ZJARR NË PERIFERI TË VLORËS/ Flakët përhapen drejt banesave, ja shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT