• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË SHQIPËRI/ Shembulli italian, si e ndaluam mafien të blejë votat
Home
Shqipëri

ZGJEDHJET NË SHQIPËRI/ Shembulli italian, si e ndaluam mafien të blejë votat

13 June, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Këshilli i Europës dhe Komisioni i Reformës Zgjedhore kanë organizuar dje një tryezë ekspertësh të huaj dhe vendës për të diskutuar rreth fenomenit të shitblerjes së votës.

Antonio Korbo, këshilltar i Gjykatës së Kasacionit në Itali dhe ekspert i Këshillit të Europës, ka treguar në këtë tryezë eksperiencën italiane dhe sanksionet që ka legjislacioni i këtij shteti për të parandaluar shitblerjen e votës, financimin e paligjshëm të kandidatëve dhe partive dhe lidhje e politikës me mafien.

SHPENZIMET

Antonio Korbo tha se kandidatët që garojnë në Itali kanë detyrimin ligjor që të mbajnë bilanc të shpenzimeve dhe se ata nuk mund të shpenzojnë para pa limit. Një kandidat mund të harxhojë në fushatë deri në 52 mijë euro, ndërsa një parti kombëtare deri në 5.5 milionë euro.

“Kandidatët kanë një tavan shpenzimesh, nuk mund të shpenzojnë më shumë sesa një sasi e caktuar parash. Legjislacioni ka ndarë në mënyrë të veçantë shpenzimet që mund të përdorin kandidatët dhe shpenzimet që mund të përdorin partitë. Partitë politike kanë një limit shpenzimi prej 1 euro për çdo zgjedhës. Pra, në realitet konsiderohet dy herë zgjedhësi, si për Senatin, edhe për Dhomën e Deputetëve. Për t’ju dhënë një shembull, në Romë dhe në Lazio, që është qyteti më i madh i Italisë e që ka rreth 3 milionë banorë, një parti mund të shpenzojë deri në 6 milionë euro, kjo sepse kemi rreth 3 milionë banorë dhe nëse kemi parasysh që votojnë si për Senatin edhe Dhomën e Deputetëve, atëherë kemi 5.5 milionë euro për parti. Por është ndryshe për kandidatët, secili prej tyre mund të shpenzojë deri në 52 mijë euro fiks, plus 1 qindarkë për çdo zgjedhjes për kolegjin elektoral. I rikthemi Romës, nëse aty kemi 3 milionë banorë me të drejtë të votës, kandidati mund të shpenzojë vetëm 52 mijë euro + 30 mijë euro. Pra, mund të shpenzojë deri në 82 mijë euro. Në një qark më të vogël të Italisë, që është Molisi, ku janë rreth 250 mijë zgjedhës, pra, kandidati do të shpenzojë 52 mijë euro plus 2500 euro”, tha eksperti italian.

DEKLARIMET

Por në rast se një kandidat do të shpenzojë më shumë para sesa limiti ligjor, atëherë ndaj tij merren masa, edhe në rast se nuk fiton zgjedhjet. Në rast se ai nuk dorëzon bilancin e shpenzimeve, atëherë ndaj tij aplikohet heqja e mandatit.

“Në qoftë se kandidati është zgjedhur dhe ka shpenzuar dyfishin ose më shumë se dyfishin, atëherë Dhoma duhet të deklarojë heqjen e mandatit. Ky është hap shumë i rëndësishme. Këtë pasojë nuk mund ta kemi për partitë politike, por për to ka sanksione me gjoba. Një tjetër rregull themelor është se të gjithë kandidatët kanë detyrim të paraqesin bilancin e tyre të shpenzimeve elektorale, edhe në Kolegjin Zgjedhor të Garancisë dhe pranë Dhomës së Deputetëve. Kandidati i zgjedhur që nuk e bën një gjë të tillë dhe nuk i përgjigjet ftesës për ta depozituar bilancin e shpenzimeve elektorale, atëherë atij kandidati i hiqet mandati. Dy rastet e rënda janë: ose ke shpenzuar dyfishin e lejuar, ose nuk depoziton bilancin e shpenzimeve, dhe në këtë rast shkarkohesh nga mandati”, tha Korbo.

LIDHJET ME MAFIEN

Eksperti i Këshillit të Europës tha ndërkaq se politikanët, të cilët bëjnë marrëveshje ma mafien apo krimin e organizuar, në Itali ata gjykohen si pjesëtarë të jashtëm të bandave dhe ndaj tyre ka sanksione të ashpra.

“Pra, në qoftë se politikani i thotë mafiozit, që ti më jep votat dhe unë do angazhohem të jem në dispozicionin tënd në shërbim të organizatës, atëherë politikani do të përgjigjet për veprën penale të pjesëmarrjen si i jashtëm në këtë grup kriminal. Ka vepruar që organizata mafioze të forcohet, njihet dhe ky rast nga Gjykata. Në parim është vështir të tregohet sepse nevojitet të tregohet që marrëveshja ka qenë serioze dhe përforcon organizatën kriminale”, tha dje Kobro.

MALLRAT

Në Itali dënohen deri në katër vjet burg edhe kompanitë, të cilat përfshihen në fushatat elektorale dhe që nuk financojnë direkt me para, por me mallra. “Në qoftë se marrim edhe rastin e një shoqërie që organizon një event, apo manifestim, apo paguan një hotel, apo një ambient apo materiale që do shpërndahen gjatë fushatës, edhe në këtë rast subjekti nuk ka dhënë para për partinë politike apo për kandidatin, por ka dhënë shpenzime të konsiderueshme, por sipas Gjykatës së Kasacionit italian, edhe në këto raste kemi të bëjmë vepër penale nga 6 muaj deri në 4 vjet” tha eksperti Antonio Korbo.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nëse mendoni se shoqja juaj është në fakt armikja juaj, bëjini vetes këto 10 pyetje
Previous article Usain Bolt transformohet në futbollist dhe tregon aftësitë e tij kundër legjendave (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT