• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FOTO/ Takimi Trump-Kim, ja çfarë shkruajnë sot mediat në Korenë e Veriut
Home
Europë

FOTO/ Takimi Trump-Kim, ja çfarë shkruajnë sot mediat në Korenë e Veriut

13 June, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut kanë përgëzuar samitin midis liderit të tyre Kim Jong-un dhe Presidentit të SHBA Donald Trump, duke e cilësuar si një sukses të jashtëzakonshëm.

Mediat e Koresë së Veriut kontrollohen fort nga qeveria dhe raportojnë vetëm pozitivisht për aktivitetet e zyrtarëve. Rrallë ndodh të raportohen në kohë reale aktivitetet e liderit Kim Jong-un.

Por samiti i së martës në Singapor ishte lajmi i faqes së parë këtë të mërkurë, me imazhe të shumta të z. Kim së bashku me z. Trump.

Gazeta zyrtare Rodong Sinmun e quajti samitin “mbledhja e shekullit” në faqen e saj të parë.

Agjencia shtetërore e lajmeve “KCNA” publikoi një artikull entuziast në gjuhën angleze, duke lavdëruar bisedimet si një ndërprerje historike nga e kaluara.

Heqja e sanksioneve?

Në deklaratën e nënshkruar në fund të samitit thuhej se të dy vendet do të bashkëpunonin drejt “marrëdhënieve të reja”, ndërsa SHBA do të ofronte “garanci sigurie” për Korenë e Veriut.

“Pheniani në këmbim “angazhohet të punojë drejt denuklarizimit të plotë të gadishullit Korean”, thotë dokumenti.

Shumica e vëzhguesve perëndimorë kanë thënë se marrëveshja duket të përfshijë lëshime të rëndësishme nga SHBA ndërsa nuk përfshinte angazhime të reja nga Koreja e Veriut dhe as detaje sesi mund të arrihej çarmatimi bërthamor.

KCNA është fokusuar në këto elemente si një zbulim i madh për Korenë e Veriut.

“Trump shprehu synimin e tij për të ndalur stërvitjet ushtarake të përbashkëta ushtarake të ShBA-së dhe Jugut, të ofrojë garanci të sigurisë për Veriun dhe të heqë sanksionet ndaj tij së bashku me avancimin në përmirësimin e marrëdhënieve të ndërsjella përmes dialogut dhe negociatave”.

Edhe pse nuk është pjesë e deklaratës së përbashkët, zoti Trump tha pas samitit se sanksionet “do të zhduken” pasi SHBA është e sigurtë se sulmet nuk janë më një zgjidhje.

“Ai tha gjithashtu se shpresonte që kjo të ndodhte së shpejti”.

Duke i përshkruar dy udhëheqësit si shumë të barabartë në takim, KCNA citon z. Kim të ketë thënë se ishte urgjente “të merrnim vendim të guximshëm për ndalimin e veprimeve ushtarake irrituese dhe armiqësore kundër njëri-tjetrit”.

KCNA gjithashtu raportoi se të dy liderët kishin rënë dakord të vizitonin njëra-tjetrën në SHBA dhe Korenë e Veriut, respektivisht.

Kujdes nga Tokio dhe Pekini

Kryeministri japonez Shinzo Abe foli me Donald Trump pas samitit, duke thënë se kishte “një kuptim të madh takimi me kryetarin Kim, i cili në mënyrë të qartë i konfirmonte presidentit Trump denuklarizim të plotë”.

Sidoqoftë, Tokio gjithashtu paralajmëroi se pavarësisht zotimit të Phenianit për çarmatosjen bërthamore, asnjë hap konkret nuk ishte ndërmarrë dhe se Japonia nuk do ta linte rolin e saj.

Ministri i Mbrojtjes, Itsunori Onodera, tha se Japonia i sheh “stërvitjet e përbashkëta amerikano- jug-koreane dhe praninë ushtarake amerikane në Korenë e Jugut si të rëndësishme për sigurinë në Azinë Lindore”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Almeda Abazi tha pas Dancing With the Stars: "Edhe ujin e pagova vetë", Olti Curri kapet me...(FOTO)
Previous article Katër klube pas Marko Cetkovic, ja kush është favoriti kryesor për shërbimet e mesfushorit

Redaktor2

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT