Ka kaluar procesin e Vettingut gjyqtari i Kushtetueses Bashkim Dedja. Në seancën e shkuar, Dedja nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua në seancë nga avokati i tij, Maks Haxhia.
Seanca ka nisur si ishte parashikuar në orën 09:30 dhe kryesuesja e trupës ka deklaruar se me shumicë votash ai rikonfirmohet në detyrë.
Në përfundim të vendimit avokati Maks Haxhia u shpreh i pakënaqur me komentet e relatores, që sipas tij, relatorja e çështjes nuk duhet të bëj komente rreth dosjes.
Haxhia u shpreh se gjykata duhet të jetë e ftohtë ndaj fakteve. Avokati u shpreh se nëse do ta dija këtë do të kërkoja përjashtimin e relatores.
Edhe pse kreu i Kushtetueses Bashkim Dedja kaloi vetingun, duke u rikonfirmuar në detyrë, avokati mbrojtës i tij, Maks Haxhia nuk i ka kursyer deklaratat ndaj relatores së cështjes, Xhensila Pine.
Sipas Haxhisë, nga verifikimet rezultoi se “Mensur Dedja apartamentin që e ka blerë 40 mijë euro e ka vënë kolateral për nipin e vet në bankë që tregon se ka pasur financa për këtë. Ai që ka parë emrin e Mensurit është gezuar, e nuk ka avancuar në verifikim që ai ka marrë kredi apo si”- tha ai.
Sipas avokatit: “Ne kur bëmë kërkesën i bëmë prezent trupës se ishte e habitshme për atë fakt, pasi detajet na u vunë në dispozicion, dhe ai bën prapsime, kjo nuk ishte vënë, që do të thotë që në këtë pikë ka ceduar. Është një rast sporadik nuk mund të them që cenohet procedurat e komisionit, duket të shpërbeje që të hetohet, si një kolateral duhet ti shkosh deri në fund”- tha ai.
AlpeNews.al


