• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shqipëri/ Studimi tregon shifra të frikshme: Qindra familje të prekura nga gjakmarrja
Home
Sociale

Shqipëri/ Studimi tregon shifra të frikshme: Qindra familje të prekura nga gjakmarrja

13 June, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Shqipëria ka aktualisht 704 familje të prekura nga gjakmarrja, prej të cilave 591 jetojnë në Shqipëri ndërsa 113 prej tyre janë larguar jashtë vendit.

Studimi u krye nga shoqata “Gjenerata e Re” me ndihmën e autoriteteve policore dhe OSHEE në 6 qarqet e prekura nga kjo dukuri: Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës.

Shkodra është e prekur më rëndë dukuria tragjike me 156 familje në gjakmarrje, nga të cilat 17 janë të ngujuara, 47 familje u larguan jashtë vendit, ndërsa disa dhjetëra fëmijë braktisin shkollën dhe kanë nevojë për mbështetje psikosociale. Qyteti brenda ka 76 familje në gjakmarrje, Vau i Dejës, 36, Malësi e Madhe 22, Puka 13, Fushë-Arrëzi 9 familje me gjakmarrje.

Qarku i dytë më i prekur është Lezha me 102 familje në gjakmarrje, 6 nga të cilat janë ngujuar, 33 kanë lënë Shqipërinë. Në këtë qark Laçi ka 21 familje në gjakmarrje, më pak Lezha, Zejmeni, Shënkolli, Rubiku, Kacinari, dhe 15 njësi të tjera. Më pas vjen Dibra me 89 familje në gjakmarrje, por më shumë në këtë qark janë prekur Burreli, Bulqiza, e Klosi. Në qarkun e Kukësit janë 87 familje me gjakmarrje, Durrësi 86 edhe Tirana 68.

Kryeqyteti dhe Durrësi janë kthyer në vendshtrehime për familje nga qarqet e tjera. Në Tiranë njësitë me më shumë raste janë Paskuqani, Bathorja, njësia 9 dhe 11. Në Durrës më shumë ka Fushë Kruja-22, Thumana 15 familje në gjakmarrje.

Gjakmarrja në Tiranë ka ardhur për shkak të lëvizjes demografike të popullsisë, nga zonat veri dhe veri-lindore, ku shumë familje sjellin edhe dramën e marrjes së gjakut. Familjet mbyllen në shtëpi nga frika e vrasësit; Kukësi ka 3 familje të të ngujuara, 6 janë në Lezhë, po 6 ka Durrësi, madje edhe në Tiranë janë 5 familje të ngujuara nga gjakmarrja.

Pajtimet e gjakmarrjeve janë shumë të vështira dhe këto shpesh kthehen në vrajse. Mënyrat kryesore për ta shmangur rrezikun është largimi jashtë Shqipërisë apo në zona të tjera brenda vendit.

Pjesa më e madhe e familjeve të prekura nga gjakmarrja jetojnë në varfëri dhe mjerim. Rëndesa ekonomike vjen nga izolimi dhe banesat e vogla pa siguri dhe pa kushte, sidomos për të sëmurët, të cilët nuk dalin dot as për të marrë shërbimin mjekësor.

Konfliktet e gjakmarrjes trashëgohen nga vetëgjyqësi të vjetra e të reja. Halli më i madh mbeten fëmijët e pafajshëm, që ngujohen ose shkëputen nga shkolla, madje ka edhe nga ata që kanë lindur në ngujim./Zëri i Amerikës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Marrëveshja për emrin, Zaev dhe Dimitrov informojnë sot Presidentin maqedonas
Previous article Marina ishte në klipin e famshëm të Eli Farës dhe ne e kuptuam pas 21 vitesh (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori Aktualitet

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg… Aktualitet

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg…

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit Aktualitet

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT