Mediat italiane raportojnë orëve të fundit se Massimiliano Allegri mund të ndahet me Juventusin në ditët në vijim.
Trajneri i suksesshëm i kësaj skuadre ka marrë ofertë zyrtare nga Italia për tu bërë selektor, gjë e cila e ka joshur atë.
Allegri raportohet të ketë mospajtime me Juventusin gjë e cila po e shtyen atë të mendoi seriozisht largimin.
Emri i tij është më i pëlqyeri nga drejtuesit e Federatës së Futbollit Italian të cilët i kanë dhënë një ofertë tejet joshëse.
Thuhet se ndeshja me Sampdoria mund të jetë e fundit për Allegrin në stolin e Juventusit.


